Aurora Tila, 13-vjeçarja shqiptare e cila vdiq në Piacenza më 25 tetor 2024 pasi u rrëzua nga tarraca e pallatit ku banonte me nënën e saj, është shtyrë.
Mediat vendase shkruajnë se sipas autopsisë Tila është shtyrë dhe se në pjesën e pasme të kafkës së saj ka pasur lëndime që do të thotë se ajo ra mbrapa, ndoshta pas një shtytjeje, dhe se ajo nuk u hodh përpara. Gjithashtu mjeku Giovanni Cecchetto, pas daljes së rezultatit të autopsisë ka thënë se lëndimet që ajo kishte nuk janë në përputhje me vetëvrasjen.
“Ishte i fiksuar pas saj”/ 17-vjeçarja shqiptare vdiq pasi u hodh nga kati i 7, motra e saj: E vrau një përbindësh
“Lëndimet që ajo kishte nuk janë në përputhje me vetëvrasjen”, është hipoteza e ngritur nga mjeku ligjor Giovanni Cecchetto, pas daljes së rezultatit të autopsisë.
Autor i dyshuar i krimit është ish i dashuri i saj 15-vjeçar, i cili ndodhet në burg i akuzuar për vrasje me dashje. Autopsia konfirmoi hipotezën e hetuesve, sipas të cilës ishte ish-i dashuri i viktimës ai që vrau të miturën shqiptare duke e shtyrë nga ballkoni i shtëpisë së tyre. Aurora Tila u përpoq të shpëtonte duke u mbajtur pas parmakut, por ai i goditi me forcë duart e saj. Disa dëshmitarë thanë se e panë 13-vjeçaren të varur në parmakë, ndërsa djali goditi duart e saj duke bërë që ajo të rrëzohej.


