• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK U TAKON TAKSPAGUESVE BRITANIKË T’I…”/ Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK U TAKON TAKSPAGUESVE BRITANIKË T’I…”/ Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda

8 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Deputetët mbrëmjen e djeshme u bënë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë, pas një rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin gomone për të hyrë në Britani.

Shifrat e zbuluara tregojnë se emigrantët nga vendi ballkanik, një anëtar i NATO-s që dëshiron të anëtarësohet në BE, tani përbëjnë katër në dhjetë të ardhur nga Franca veriore.

Përshkallëzimi bëri që 1075 shqiptarë të mbërrinin në Britaninë e Madhe me gomone dhe varka të vogla brenda gjashtë javëve deri më 12 korrik.

Ata përbënin 37.5 për qind të të gjithë emigrantëve të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar me gomone nga bandat gjatë kësaj periudhe, duke eklipsuar të gjitha kombësitë e tjera, përfshirë këtu afganët, iranianët, irakenët dhe sirianë.

Mbështetësit konservatorë i bënë thirrje kryeministrit të ardhshëm që të veprojë urgjentisht. Natalie Elphicke, deputete konservatore për Dover, tha:

“Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në MB me varka të vogla nuk po ikin nga lufta apo persekutimi, ata janë emigrantë ekonomikë. Ky është një kriminalitet flagrant dhe nënvizon urgjencën për të vazhduar me Ruandën dhe skema të ngjashme”.

Tom Hunt, deputeti konservator për Ipswich, tha se shifrat “vërtet hapëse theksojnë pse është kaq kritike që qeveria të fillojë dhe të prezantojë Ruandën si skemë”, duke shtuar:

“Duhet ta çojmë deri në fund këtë farsë. Legjislacioni për të realizuar skemën e Ruandës duhet të jetë në krye të “tabakasë” kur Parlamenti të kthehet pas pushimeve verore”.

Një burim në fushatën e lidershipit të Liz Truss tha:

“Liz ka një plan për të zgjeruar forcën kufitare, për të siguruar që Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut të funksionojë për Britaninë dhe të reformojë ligjet moderne të skllavërisë që po abuzohen. Nevoja për parandalim është thelbësore, prandaj ne do të sigurojmë që marrëveshja e migracionit me Ruandën të funksionojë dhe të kërkojmë të arrijmë marrëveshje të tjera”.

Një zëdhënës i fushatës së Rishi Sunak tha se ndalimi i kalimeve do të ishte një përparësi kryesore për të, duke shtuar:

“Është krejtësisht e papranueshme që emigrantët nga vende paqësore, si Shqipëria, po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”.

Numri i shqiptarëve të mbërritur me gomone në periudhën e gjashtë javës, të dhënat e fundit zyrtare e vendosin vendin shumë më poshtë në tabelën e të ardhurve.

Vetëm 271 arritën në Britani me gomone në tremujorin e parë të këtij viti dhe 757 në të gjithë vitin 2021.

Megjithatë, pati gjithsej pothuajse 5000 kërkesa për azil të bëra nga shqiptarët gjatë vitit deri në mars, duke sugjeruar se numri në rritje mund të kalojë nga gomonet në metoda të tjera për të hyrë në MB, të tilla si fshehja në kamionë.

Home Office nuk ka dhënë një shpjegim për rritjen e azilkërkuesve shqiptarë, ndërsa Richard Tice nga Reform UK, i cili mori raportin e zbuluar tha:

“Nëse këta njerëz nuk po ikin me të vërtetë për të shpëtuar jetën e tyre, atëherë nuk u takon taksapaguesve britanikë t’i mbështesë ata”.

Clare Moseley, nga shoqata bamirëse e refugjatëve Care4Calais, vuri në pikëpyetje nëse rritja e shqiptarëve mund të ishte një ‘anomali’.

“Dëshmitë tregojnë qartë se gjatë viteve të fundit shumica e njerëzve që kalonin Kanalin ishin refugjatë të vërtetë. Nëse ka pasur një ndryshim, duket se suksesi i kalimeve me gomone po ndikon në sjelljen e kontrabandistëve”, u shpreh ajo.

Një zëdhënës i qeverisë tha: “Rritja e kalimeve të rrezikshme të Kanalit është e papranueshme. Akti i Kombësisë dhe Kufijve e bën një vepër penale mbërritjen me vetëdije në MB ilegalisht dhe ne kemi futur dënime të përjetshme për ata që lehtësojnë hyrjen e paligjshme në vend”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EUROPA DO TË NDËRTOHET NË SHQIPËRI..."/ Meta kujton eksodin e shqiptarëve drejt Italisë 31 vite më parë: Edhe sot vijon dhimbshëm
Previous article E RËNDË/ Ra nga kati i tretë i hotelit në Durrës, ja gjendja e 10 vjeçarit polak

s.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT