• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK U PARAQIT NË PROKURORINË SPECIALE/ Kurti shpreh gatishmërinë për t’u intervistuar në zyrën e tij
Home
Rajon

NUK U PARAQIT NË PROKURORINË SPECIALE/ Kurti shpreh gatishmërinë për t’u intervistuar në zyrën e tij

16 December, 2024 s.autor Rajon

Kryeministri Albin Kurti ishte ftuar sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit lidhur me një çështje penale që po hetohet nga kjo prokurori.

Kurti për shkak të angazhimeve të tija zyrtare jashtë vendit, nuk ishte i pranishëm sot në Prokurorinë Speciale.Megjithatë kryeministri ka shprehur gatishmërinë që ti pres prokurorët e rastit në zyrën e tij.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë.

Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka deklaruar Kryeziu.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi-Hajdaraj tha sot para gazetarëve se prokuroria do të përgatis një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti.

“Konform ligjit Prokuroria Speciale do ta përgatitë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër. Ky është i gjithë informacioni që mund ta ndajmë tani për tani”, tha Kozmaqi-Hajdaraj.

Ndryshe Prokuroria Speciale më datë 10 dhjetor 2024, i kishte dërguar ftesë zyrtare kryeministrit Albin Kurti për tu paraqitur sot në orën 09:30, në Prokurori dhe për të dhënë dëshminë e tij në një rast penal.

Dokumenti zyrtar thekson se mungesa e pajustifikuar për këtë thirrje mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjoba deri në 250 euro ose masën e shoqërimit me forcë nga autoritetet përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË E PAZËVËNDËSUESHME"/ Kozma Dushi reagon për Parashqevi Simakun: Kam kujtimet me të bukura me të…
Previous article SEKUESTRIMI I VILAVE/ Kryemadhi: Do të jetojmë me çadër ose kontejner! Do të na falë dikush një copë tokë…

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT