• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK U PA NË PROTESTË/ Ylli Rakipi i mërzitur me opozitën: Basha e Kryemadhi të hapin rrugë s’po na mbrojnë dot
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK U PA NË PROTESTË/ Ylli Rakipi i mërzitur me opozitën: Basha e Kryemadhi të hapin rrugë s’po na mbrojnë dot

19 May, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi thotë se qeveria “Rama” është një qeverisje propagande, e cila për tu mbajtur gjallë ky regjim ajo kërkon një mekanizëm.

Në emisionin “Në Fokus” në TemA TV, Rakipi tha se Edi Rama ka menduar që këtë mekanizëm t’a kryejë ish-gjenerali Sandër Lleshi, i cili nuk është personi më i rëndësishëm pas Ramës.

“Për t’a mbajtur këtë regjim të pa rrezikur është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili këtë juntë të vendosur në Shqipëri po përpiqet t’a mbajë me një polici ushtarake. Me një regjim gati ushtarak”, tha Rakipi.

Ai theksoi se të dielën gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në sy i kishte rënë një grup djemsh të rinj që ishin ulur në rrugë me libra në duar, ndërsa junta e Lleshajt, sipas tij, i sulmoi në mënyrën më të ashpër këta studentë.

“Nuk është se ndonjëri prej policëve të pashkolluar, të paditur dhe injorant që qëllonin njerëzit e Teatrit përgjatë gjithë ditës, nuk ishte se i acaronte fjala “Idiot” i romanit të Dostojevskit, por ata kishin një urdhër të qartë se çfarë do të bënin me këta njerëz. 

Pasi Edi Ramën më shumë nga të gjithë e trembin ata studentë dhe nuk e tremb Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi”, theksoi Rakipi.

Analisti dhe gazetari Rakipi ndër të tjera theksoi se opozita shqiptare ka mbangësi të theksuar në atë që quhet lojë politike në aksionin e vetë politik.

“Jo më larg se dje kryetari i opozitëz doli dhe tha më falni se unë kam bërë një gabim në vitin 2017. Të bësh një gabim të tillë në atë vit dhe të lejosh Edi Ramën që të qeverisë edhe katër vjet dhe me këtë qeverisje që po bën dhe me këtë regjim që ka instaluar nuk është një gabim i vogël”, tha Rakipi.

Ndër të tjera, ai shtoi se Lulzim Basha duhet t’a ketë të qartë se ka përballë një regjim dhe ai duhet t’a dijë për më tepër se regjimet nuk përballohen lehtë.

“Është momenti i fundit i Bashës dhe Kryemadhi që duhet të bëjnë nje llogari të thjeshtë, nëse nuk e shkatërrojnë dot, ata duhet të hapin rrugën që t’a luftojnë njerëz të tjerë. Shqipëria ka sa të duash njerëz”, tha Rakipi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO ECTE ME 190 KM NË ORË/ Motoristja seksi pëson aksidentin e tmerrshëm (VIDEO)
Previous article NGA ROBERT BUDINA TEK STRESI/ Policia procedon penalisht disa artistë pas protestës për Teatrin (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT