• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK U MBROJT NGA…/ Shqiptarja që shkatërroi organizatën e prostitucionit i jep fund jetës (DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK U MBROJT NGA…/ Shqiptarja që shkatërroi organizatën e prostitucionit i jep fund jetës (DETAJE)

8 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një 47-vjeçare që bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, është vetëvrarë, duke u hedhur nga ura.

Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.

Ajo u rrëmbye dhe më pas u përdhunua dhe u shfrytëzua për vite të tëra si viktimë e prostitucionit në Itali.

Shtetësja shqiptare, Adelina Sejdini kishte kërkuar statusin e refugjatit, që nuk iu pranua asnjëherë. Sipas medieve italiane, kjo ishte dhe arsyeja pse gruaja ndërmori aktin vetëvrasës.

Disa ditë më parë, ajo tentoi të vriste veten, duke u djegur me benzinë para Ministrisë së Brendshme, për të tërhequr vëmendjen e qeverisë, ndërsa mori plagë të rënda trupore.

Madje, ajo ishte përpjekur të fliste me presidentin Italian, Sergio Mattarella, pasi me marrjen e statusit të refugjatit, shpresonte të blinte një apartament në Itali.

Më herët ajo ishte shprehur se shteti italian i kishte premtuar mbrojtje kur denoncoi tutorët, por kjo nuk ndodhi.

“Shteti italian, shumë vite më parë, më bindi të denoncoj tutorët, më premtuan mbrojtje. Unë kërkoj një minimum e të drejtave sepse prej shumë vitesh kam luftuar për të ndihmuar të gjitha viktimat e trafikimit, kërkoj të më jepet nënshtetësia italiane”.

Kohët e fundit, Adelina Sejdini ishte diagnostikuar me kancer, por pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore, nuk i ndali përpjekjet, duke shkuar shpesh në Romë.

E ndjera vendosi t’i japë fund jo vetëm këtyre përpjekjeve, por dhe jetës së saj, duke u hedhur nga një urë hekurudhore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THUMBON" BASHËN/ Rama nga Kuvendi: PD si një zog krenar me dy koka që përpëlitet, por jo shqiponjë
Previous article VETTINGU NË POLITIKË/ Basha flet për aleanca të fshehta: Shoh si shkelet syri ekraneve, asnjë s’na ndal

F.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT