• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK TREGOI KU ËSHTË VARROSUR…”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, pse gjykata vendosi burg përjetë për kopshtarin. Si ‘shpëtuan’ personat e tjerë…
Home
Breaking News

“NUK TREGOI KU ËSHTË VARROSUR…”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, pse gjykata vendosi burg përjetë për kopshtarin. Si ‘shpëtuan’ personat e tjerë…

30 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

U rrëmbye ditën për diell, në mes të qindra njerëzve dhe në qendrën e Kamzës, vetëm pak metra larg një komisariati policie.

Mjeti, që u fiksua edhe nga kamerat nëpër rrugë, shtigje e objekte, ishte një “Range Rover”. Policia u njoftua edhe për drejtimin që mori mjeti në të cilin ishin katër rrëmbyes, tre zbriten në tokë, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk lëvizi momentin kur Jan Prenga do të merrej me forcë, për t’u vrarë dhe zhdukur pa gjurmë sot e asaj dite. Kur po afrohen tri vite nga ajo ngjarje e rëndë, trupi i të ndjerit ende nuk është gjendur, ndërsa gjurmë, pamje, telefonata, tradhti mes shokësh dëshmuan se në atë histori “killer”-ash ishin të përfshirë emra që sundojnë krimin brenda dhe jashtë Shqipërie.

Jan Prenga u rrëmbye si pjesë e një pazari kokaine, ndërkohë u vra dhe u zhduk, teksa familja e tij kreu detyrimin ndaj krerëve të grupeve kriminale që rrëmbyen në pabesi një të pafajshëm. Në mes ishte hakmarrja. Jan Prenga u vra dhe u zhduk, edhe sipas Prokurorisë, për pazarin e një sasie të madhe kokaine që ishte vjedhur në Angli, ndërsa Policisë iu deshën ditë të mbërrinte në resortin luksoz, nga ku u pa të nxirrej trupi i pajetë i Jan Prengës, për të mos u parë kurrë ma, veç atyre imazheve të trishta që pasojnë një nga ngjarjet më të rënda dhe të veprimeve dhe hetimeve më të pakuptueshme në vendin tonë. Policia dhe Prokuroria, në atë përpjekje të parë për të zbardhur ngjarjen, të paktën në fundin e saj, arrestoi disa persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë.

Po ndërkohë që të arrestuarit nuk treguan se ku është varrosur trupi i pengut të tyre, Prokuroria dhe gjykatat gjetën hapësirat mes ligjeve për të shmangur nga përgjegjësia të gjithë personat e përfshirë në atë krim makabër, të cilët ishin me pamje në oborrin e resortit luksoz nga ku u nxor trupi i Jan Prengës. Prokuroria dhe gjykatat viktimizuan vetëm një person, nën akuzën se ai di të vërtetën se ku gjendet trupi i Prengës dhe nuk ia thotë Prokurorisë. Ndaj tij, dje është dhënë vendimi me burgim të përjetshëm. Asnjë person tjetër nuk është nën akuzë për atë ngjarje gjakësore, të pazakontë për mënyrën demonstrative se si u krye dhe me përfshirjen e të paktën disa personave me rekorde të shumta kriminale.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të japë dënimin burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës. Për Olsi Turjan, i akuzuar për “pengim të zbulimit të së vërtetës”, Gjykata dha tri vite burg, por kjo masë u shua pasi i ka kryer gjatë kohës së paraburgimit. Tre muaj më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit “Golden” në Shijak, i cili akuzohet për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, në janar të vitit 2020. SPAK-u pretendoi se Bexhdili e di se ku është fshehur trupi i pajetë i Jan Prengës, por nuk e tregon.

Ashtu si Prokuroria edhe Gjykata ka arsyetuar se edhe pse ende nuk është gjetur trupi i Jani Prengës rrethanat dhe provat e gjetura tregojnë se ai ka vdekur, ndërsa Bexhdili është ai që e di ku është varrosur. Sipas SPAK-ut, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine të mbërritur nga Ekuadori, në portin britanik Portsmouth, nga vëllai i viktimës. Në formë hakmarrje ndaj këtij veprimi gjykata thotë se me urdhër të shtetasit Dritan Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar në Ekuador, është marrë peng edhe 52-vjeçari, i cili më pas ka ndërruar jetë si pasojë e rrahjes dhe keqtrajtimeve. Festim Bexhdili është akuzuar si personi që ka siguruar vendin ku dyshohet se është groposur trupi i Jan Prengës.

“I pandehuri nuk ka treguar të vërtetën dhe as vendin ku është fshehur trupi i viktimës”, theksoi Prokuroria në gjyq, duke shtuar se nga pamjet filmike në garazhin e kompleksit “Golden” në Shijak, duket viktima që nuk jep asnjë shenje jete për disa orë me radhë. Shenjat e gjakut të gjetura në vendngjarje të krahasuara me AND ne nënës së viktimës rezultojnë, se i përkasin të njëjtit profil gjenetik, por për këtë ngjarje mbeti në pranga vetëm ai që u konsiderua si kopshtari i resortit.

RRËMBIMI I JANI PRENGËS

Sipas hetimeve, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili aktualisht rezulton i arratisur nga shteti i Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedent penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jani Prenga, me banim në Kamëz. Kjo, pasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës vodhi një sasi kokaine në portin Portsmouth të Anglisë, që u përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike. Sipas dosjes hetimore, u mësua se ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga Martin Bleta dhe Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

KUSH JANË TRE PROTAGONISTËT E ZHDUKJES SË PENGUT?

Prokuroria dhe Policia thanë që në krye të herës së personat që kanë pasur një rol kryesor në atë ngjarje të rëndë janë Dritan Rexhepi, Gentjan Doçi dhe Altin Hajri, ndonëse asnjëri nuk është ndaluar për atë ngjarje. Dritan Rexhepi listohet në një nga emrat më të kërkuar të INTERPOL edhe pse ai, në momentin kur ndodhi ngjarja vuante dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador mbi të cilin rëndojnë dhjetëra akuza teksa kërkohet edhe nga Belgjika. Vlonjati kërkohet edhe në Shqipëri për një sërë ngjarjesh kriminale që nga droga e deri tek rrëmbimi dhe vrasja e dy policëve. Ai, aso kohe, rezultonte i dënuar me 13 vite burgim për trafik të 278 kg kokainë dhe grup i strukturuar kriminal. Sapo të përfundonte dënimin në Ekuador, Rexhepi, u tha se duhej të ekstradohej në Shqipëri, ku rezulton i dënuar me 25 vite burg, për vrasje e dy policëve në Fushë-Krujë. Por Rexhepi u lirua me kusht në fundvitin e kaluar dhe që nga janari i këtij viti ai ka ikur në drejtim të paditur për autoritetet ekuadoriane. Të dhënat u bënë publike vetëm pak ditë më parë nga mediat ndërkombëtare. Gentian Doçi, sipas të dhënave, është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, atë të “Dukagjinasve”, ndërsa Altin Hajri është pronari i resortit “Golden” ku u mor peng Jan Prenga, u vra dhe më pas u zhduk. Emri i Doçit doli në skenë pikërisht për këtë ngjarje, ndërkohë që u tha se mes palëve ishte tentuar të hyhej edhe me pajtues gjaqesh, por gjithçka shkoi kot, sepse pengu i rrëmbyesve kishte ndërruar jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MASË E ASHPËR DHE ME PASOJA..."/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif”
Previous article AKUZA PERËNDIMIT/ Putin: Lakmitarë që duan të na copëtojnë

s.autor

Postime të ngjashme

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar Aktualitet

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person... Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person...

AKSIDENT I RËNDË NË MINIERËN E TËRNOVËS/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit të bllokuar! 40-vjeçari dyshohet se... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MINIERËN E TËRNOVËS/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit të bllokuar! 40-vjeçari dyshohet se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT