Gazetarja e Tv Scan Dafina Hysa ka bërë me dije për miqtë në rrjete sociale se e ka kaluar Covid-19.
Me anë të një shënimi në facebook, Hysa thotë se gjatë gjithë kohës ka qenë e kujdesshme dhe është mbrojtur, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot virusit.
Ajo ka treguar se ka bërë testin e antitrupave dhe ka rezultuar se e ka kaluar.
Shënimi i gazetares Dafina Hysa
Kam treguar kujdes maksimal në këto muaj, duke mbajtur maskên e ruajtur distancën, por sërish nuk i paskam shpêtuar Covid- 19.
E shqetêsuar nga rritja e rasteve gjatë javës së fundit, vendosa tê bêja një test. Rezultova me antitrupa e siç duket, fatmirêsisht paskam qênë asimptomatike.
Nêse ju zë miqte e mi, uroj t’a kaloni po aq lehtë!
Faleminderit, Zot!


