• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK RRESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Policia e Kosovës arreston 4 persona
Home
Rajon

NUK RRESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Policia e Kosovës arreston 4 persona

1 August, 2020 s.autor Rajon

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në rajonin e Mitrovicës dhe Gjakovës, pasi nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit. Sipas raportit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në Komunën e Gjakovës, pasi kishte organizuar një aheng familjar me 27 persona të pranishëm. Ai pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare private, si dhe grumbullimin e më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe e të tjera. Po ashtu, një person në fshatin Skivjan të Gjakovës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje prej 48-orësh, pasi ka hapur lokalin pas orës së lejuar. Në Kosovë, sipas vendimit të qeverisë të datës 28 korrik, sektori i gastronomisë e ka të ndaluar që të punojë nga ora 22:30 deri në orën 05:00. Ndërkaq, një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës dhe një në qytetin e Mitrovicës, po ashtu janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në pishina.

Sipas masave të marra nga Qeveria e Kosovës, veprimtaria e pishinave është e ndaluar. Përjashtim bëjnë pishinat e mbyllura. Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 8,330 raste me koronavirus. Prej tyre, 226 persona kanë vdekur dhe 4,578 janë shëruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Nga përplasaj e dy makinave humb jetën 55-vjeçari, shikoni si janë shkatërruar mjetet (FOTOT)
Previous article NË PRITJE TË VAKSINËS ANTI-COVID/ BE rezervon 300 mln doza për 27 vendet e unionit

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT