• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK RESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Pas ministrit, dy politikanë gjobitën me 50 milionë lekë secili
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK RESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Pas ministrit, dy politikanë gjobitën me 50 milionë lekë secili

12 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia vazhdon aplikimin e gjobave ndaj politikanëve, të cilët duhet thënë se janë ndër abuzuesit më të mëdhenj të masave të vendosura për frenimit e pandemisë.

Pas ministrit Blendi Klosi, dy politikanë janë gjobitur në Durrës.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.Ndëshkohen me masë administrative 5.000.000 lekë secili, 2 përfaqësues të subjekteve politike në Manzë dhe Shkallnur, të cilët kanë organizuar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti privat në Sukth, i cili lejoi zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij.

Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 2 subjekteve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet pas orarit të vendosur për mbyllje.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesin e një subjekti politik në Manzë, shtetasin A. C., dhe përfaqësuesin e një subjekti politik në Shkallnur, Arapaj, shtetasin F. M., të cilët kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të MSHMS “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O DASHURIA E JETËS SIME..."/ Venera dhe Lindi festojnë 8 vjetorin e lidhjes së tyre
Previous article NDËSHKOHEN EDHE MINISTRAT/ Ja sa lekë gjobitet nga policia Blendi Klosi

s.autor

Postime të ngjashme

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

TRONDITËSE/ Vritet shqiptarja në Austri, vëllai i të dashurit e qëllon me çekiç në kokë Aktualitet

TRONDITËSE/ Vritet shqiptarja në Austri, vëllai i të dashurit e qëllon me çekiç në kokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT