• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK PRESIM DOT RASTIN TË NXJERRË PAGESAT POSHTË DYSHEKUT…”/ Tabaku: Lufta ndaj korrupsionit duhet prioritet kombëtar
Home
Politikë

“NUK PRESIM DOT RASTIN TË NXJERRË PAGESAT POSHTË DYSHEKUT…”/ Tabaku: Lufta ndaj korrupsionit duhet prioritet kombëtar

19 January, 2023 s.autor Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar të vendit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku sjell në vëmendje rastin e zbuluar në banesën e këshilltares së kryeministrit Rama, Alda Klosi, ku sanitarja që punonte tek ajo bashkë me të birin akuzohen se kanë grabitur një shumë të majme, afro 500 mijë euro.

“Sot, nuk presim dot rastin të nxjerrë pagesat poshtë dyshekut të një ish zyrtareje; ose të bëhet statistikë. Ne duhet të udhëheqim dhe tregojmë përmes akteve qëllimet tona dhe synimet tona si opozitë për të dëshmuar ku dallojmë nga mazhoranca dhe mbi të gjitha qeveria.

Prandaj kam ftuar dhe kolegët e mi, veçanërisht ata në mazhorancë, për të votuar në favor të projektligjeve”, shkruan Tabaku.

POSTIMI I PLOTE

Lufta kundër korrupsioni është vullnet politik.

Diskutuam dy propozime qe kam propozuar si deputete e PD dhe mbas punës në komision hetimor të inceneratorëve: projektligji “Për Koncesionet dhe PPP-të” si dhe projektligji “Për investimet Strategjike”.

Katër parimet mbi të cilat janë ngritur ndryshimet mbi koncesionet që së bashku me specialistët kam propozuar bazohen:

✅ Rritja e transparencës duke publikuar dokumentet e plota dhe të përhershme në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve.

✅ Rritja e përgjegjësisë personale; çdokush që mban një post publik jo vetëm që duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet por njëkohësisht edhe duhet të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet. Prandaj amendimet janë menduar për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë personale, me parimin e forcimit të refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive.

✅ Forcimi i kontrollit të Raporteve Financiare. Çdo kompanie që kërkon të fitojë një Koncesion Publik duhet të publikojë dhe të vërtetojë se disponon së paku 50% të ardhurave të projektit dhe se burimi i atyre të ardhurave të jetë i ligjshëm.

✅ Shqipëria prej vitit 2019 është futur në listën gri të vendeve që hetohen dhe dyshohen për Pastrimin e Parave. Amendimet tona detyrojnë çdo subjekt tregtar për dorëzimin e një raporti të detajuar të të ardhurave dhe justifikimin e tyre sa herë që subjekti do të pajiset me leje ndërtimi apo çertifikatë përdorimi. Po kështu kemi kërkuar që të sanksionohen detyrimin e autoriteteve publike për verifikimin e dorëzimit të raportit të detajuar financiar si dhe ligjshmërine. Burimit të të ardhurave.

✅ Ndalohen ose skualifikohen për të konkuruar kompani që kanë pronarë offshore, që shkelin punimet në koncesionet dhe PPP.

Lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar! Sot, nuk presim dot rastin të nxjerrë pagesat poshtë dyshekut të një ish zyrtareje; ose të bëhet statistikë. Ne duhet të udhëheqim dhe tregojmë përmes akteve qëllimet tona dhe synimet tona si opozitë për të dëshmuar ku dallojmë nga mazhoranca dhe mbi të gjitha qeveria.

Prandaj kam ftuar dhe kolegët e mi, veçanërisht ata në mazhorancë, për të votuar në favor të projektligjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Jo vetëm shi, Durrësi dhe Kruja përfshihen nga reshjet e breshrit
Previous article MOTI I KEQ NË SHKODËR/ Prefektja Angoni: Situata është e menaxhueshme, emergjencat janë në gatishmëri

s.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT