• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK PRESIM BASHËN”/ Astrit Patozi dhe Ridvan Bode nisin aksionin e ri politik
Home
Shqipëri

“NUK PRESIM BASHËN”/ Astrit Patozi dhe Ridvan Bode nisin aksionin e ri politik

4 March, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gjashtë muaj pasi dorëzuan në zyrën e Lulzim Bashës një platformë për ringritjen e Partisë Demokratike, përfaqësues të kësaj lëvizje, të kryesuar nga ish- nënkryetari i demokratëve Astrit Patozi, kanë rinisur turin e takimeve me bazën demokrate në Korçë, Pogradec e Devoll.

Përmes një postimi në faqen e tij të Facebookut, Patozi paralajmëron nisjen e një aksioni të ri politik të cilës i janë bashkuar shumë prej figurave të njohura të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ky komunikim i ri Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, shkruan Patozi, vjen pasi platforma politike e paraqitur disa muaj më parë nuk u vlerësua te merrej në konsideratë nga Lulzim Basha dhe lidershipi i tij.

“Nuk po bëhet as përpjekja minimale për ta bashkuar partinë, dhe ky është një fenomen, që fillon në Tiranë dhe mbaron në fshatin më të largët të Shqipërisë. Nga ana tjetër Partia Demokratike gjendet në një krizë të fortë përfaqësimi dhe idesh, e cila shprehet në të gjithë performancën negative të saj, sidomos në vitin e fundit. Në këto rrethana, e vetmja rrugë është aktivizimi i të gjitha kapaciteteve të Partisë Demokratike, në funksion të një reformimi të thellë të saj”.

Patozi thotë me shqetësim se Partia Demokratike po humbet dita ditës terren për shkak të drejtimit të gabuar dhe nuk ka asnjë sinjal pozitiv që ky trend rrënues do të ndalet.

“Në të gjitha takimet u theksua nevoja që Lëvizja për Ringritjen e PD nuk ka më asnjë arsye pse të presë “zgjimin” e Lulzim Bashës dhe se demokratët në gjithë vendin duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre. Sipas tyre, zoti Basha, sa nga dashakeqësia aq edhe nga paaftësia, nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap për ta ndryshuar gjendjen, ndaj është e domosdoshme nisja e një aksioni të ri politik që do t’i kthejë të djathtës shpresën dhe besimin”.

Ndaj nisja e një aksioni të ri politik, sipas ish-nënkryetarit të Partisë Demokratike, është e domosdoshme pasi do t’i kthejë të djathtës shpresën dhe besimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtarja shqiptare poston këtë foto me gjoksin jashtë, Miley Cyrus: I dua ci*at e tua (FOTO)
Previous article Kejvina Kthella vë në siklet aktorin e njohur! E pyet nëse ajo është më e mirë se Luana, ja kë zgjedh ai! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT