• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK PRANON HUMBJEN/ Trump: Fituam zgjedhjet me 71,000,000 vota Ligjore! Vëzhguesit s’u lejuan në…
Home
Sociale

NUK PRANON HUMBJEN/ Trump: Fituam zgjedhjet me 71,000,000 vota Ligjore! Vëzhguesit s’u lejuan në…

8 November, 2020 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare, Sociale

Ndonëse Joe Biden është shpallur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, ku me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, mori një total prej 290 votash elektorale, nga 270 që i nevojiteshin për të marrë Shtëpinë e Bardhë, nga ana tjetër ka ardhur reagimi i Donald Trump i cili nuk e pranon humbjen dhe vijon akuzat se janë vjedhur votat.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump, shkruan se ka fituar zgjedhjet sipas tij duke marrë 71,000,000 vota Ligjore. Ai shton se vëzhguesit nuk janë lejuar në dhomat e numërimit, ndërsa thekson se kjo s’ka ndodhur kurrë më parë. Ndërkaq thotë se miliona vletë-votime u janë dërguar njerëzve që s’i kanë kërkuar dhe se sipas tij janë vjedhur vota elektorale.

“71,000,000 Vota Ligjore. Shifra më e lartë për një president. Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit. Fituam zgjedhjet, mora 71 71,000,000 vota ligjore. Gjërat kanë ndodhur pasi vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të shohin. Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Miliona fletëvotime postare u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar kurrë”, ka thënë Trump.

Presidenti, i cili ka kaluar ditë duke u përpjekur të minojë rezultatet e zgjedhjeve me akuza të pavërtetuara për mashtrim, u zotua të shtunën se do të shkojë përpara me një strategji ligjore që shpreson të rrëzojë rezultatet që i dhanë Biden fitoren në votimin e së martës.

Pasi Joe Biden shpalli fitoren e tij ndaj Donald Trump, ai iu drejtua kombit për herë të parë që kur zgjedhjet ishin në favor të tij të shtunën duke thënë: ‘Populli na ka dhënë një fitore të qartë’. Presidenti i zgjedhur 77-vjeçar u ngjit në skenën në Wilmington, Delaëare pasi u prezantua nga Kamala Harris, nënkryetarja e tij e zgjedhur, për t’u brohoritur nga një turmë që ishte futur për ta dëgjuar atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I 46! Biden mban fjalimin e fitores dhe u bën thirrje republikanëve: Është koha të bashkohemi! Le t'i japim...
Previous article RRITJE TEMPERATURASH DHE VRANËSIRA/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT