Agron Gjekmarkaj është revoltuar nga vizita e Edi Ramës në Turqi.
Sipas tij, Rama tregoi se nuk ka respekt për Skënderbeun, duke u përkulur para ushtarëve turq.
“Kjo ishte një vizitë e dëshpëruar për të qëndruar në pushtet. Shiko, nuk është se bëri keq, nuk është gjë negative që të kemi marrëdhënie të mira me Turqinë, sepse është një nga vendet më të fuqishme, është fuqi botërore.
Por nga ana tjetër unë nuk pranoj që kryeministri im të përulet para uniformave otomane. Nuk e di nëse është në protokollin e shtetit turk, por nuk njoh ndonjë kryeministër që t’i përulet uniformave otomane.
Ky vend ka antagonizëm të madh me Europën. Europa nuk e do brenda saj për shkak të fesë, të politikave që ndjek Turqia, qasja që ka në rajon dhe në botë.
Nëse t’i mendon se ndërtimi i një spitali, restaurimi i një xhamie, një universitet apo ku di unë, është më e rëndësishme se sa itegrimi në BE, nëse për dy kacidhe vëmë në diskutim boshtin strategjik Berlin-Bruksel-Uashington, jemi të humbur.
Erdogan ka simpati për Ramën sepse sheh të ngjashmin e tij në Ballkan. Një vend pa zgjedhje, policia si në diktaturë, s’ka liri.
Ky s’ka respekt për Skënderbeun që i pëlqen shumë t’i ngjajë, s’ka respekt për luftën e shqiptarëve ndaj perandorisë osmane”, thotë Gjekmarkaj.
Me sa duket Gjekmarkaj nuk e ka marrë vesh ende që lufta me Turqinë ka nja 100 vjet që ka përfunduar dhe tani jemi në paqe dhe e respektojmë njëri-tjetrin.
Kushedi, ndoshta me ardhjen e Bashës në pushtet, do të na rikthejë edhe njëherë me Gjkmarkajn në krye, luftën ndaj Perandorisë Osmane.


