• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nuk përfitoi rimpulsimin e ilaçeve, apeli prekës i Lumturies: Për dy pikë që si arrija, më duhej të vdisja…
Home
Sociale

Nuk përfitoi rimpulsimin e ilaçeve, apeli prekës i Lumturies: Për dy pikë që si arrija, më duhej të vdisja…

25 May, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Lumturi Haskoçelaj rrëfeu në emisionin “Stop” peripecitë që ka kaluar me shëndetin.
Në vitin 2013 është operuar në zemër për shkak të bllokimit të koronareve. Për shkak të trompozës në zemër, ajo është kuruar me medikamentin “Xarelto”, i cili është jetik për shëndetin e saj.

Por këtë muaj është përballur me një surprizë aspak të këndshme, ilaçi i saj u hoq nga lista e rimbursimit.

“Isha në 6-mujorin e tretë të përfitimit të këtij ilaçi, kur më thanë këtë muaj që ti nuk e përfiton më sepse duhet të plotësoja disa pikë. A thua që unë po konkurroja për “miss”… Unë konkurroj për të jetuar! Me dy pikë nuk përfitoja të tretën, kështu që duhej të vdisja. I kam jetike, pa atë unë nuk jetoj dot!”, tregoi denoncuesja.

Medikamenti në fjalë kushton 93 mijë lekë të vjetra, ndërsa të gjithë ilaçet e saj arrijnë vlerën e 225 mijë lekëve, çka nuk e përballon dot me pensionin e saj mujor.

“Të bëhet llogaria dhe të mendojë qeveria do rroj apo do vdes!”, u shpreh e pashpresë Haskoçelaj.

Gazetarja e emisionit “Stop” sëbashku me zonjën Lumturie komunikuan me mjeken e familjes, Sonila Dollkun në lidhje me përfitimin e pikëzimit për përfitimin e barnave të rimbursueshme.

“Në listën e re të barnave të vitit 2018, kufizimi mbi përdorimin e “Xarelto” ka një sistem pikëzimi. Në qoftë se pacientët e plotësojnë këtë sistem pikëzimi me 3 ose më shumë pikë, atëherë mund ta përfitojnë”, tha mjekja e familjes.

Po ashtu pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor Fier u përgjigjën se nuk mund të bëjnë asgjë për shkak të udhëzimit të datës 5 Maj 2018.

“Sipas diagnozave dhe moshas që kanë, nëse arrijnë 3 ose më shumë pikë mund ta marrin këtë preparat. Ndërsa pacientët që nuk e arrijnë pikëzimin 3 do të mjekohen me një terapi brenda këtij grupi. Kjo është një ndër pacientët që nuk e përfiton këtë trajtim 3 pikësh. Ka preparate antikoagulant, ka dhe shumë preparate të tjera në listë, me të cilat zonja mund të mjekohet, në gjykim të mjekut specialist”, shpjegoi ajo, duke ia lënë përgjegjësinë komisionit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lady Marchisio "rrit temperaturat"/ Modelja shfaqet super seksi në Mykonos
Previous article Puthje e prekje në park, Lek Plepi i fut duart Linda Morinës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT