• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK NJOHU MANDATIN E SAKOS/ Apeli rrëzon gjykatën e Shkallës së Parë dhe konfirmon kryebashkiaken e re të Durrësit
Home
Politikë

NUK NJOHU MANDATIN E SAKOS/ Apeli rrëzon gjykatën e Shkallës së Parë dhe konfirmon kryebashkiaken e re të Durrësit

30 July, 2019 k.autor Politikë

Gjykata e Apelit në Durrës ka shfuqizuar vendimin e gjyqtares së shkallës së parë Mimoza Margjeka lidhur me vërtetimin e mandatit të kryetares së bashkisë Valbona Sako.

Apeli ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë duke pushuar kështu çështjen kundrejt kryetares së re të Durrësit të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kujtojmë se vendimi i shkallës së Parë dhënë nga gjyqtarja Margjeka, e konsideronte procesin zgjedhor nul pasi sipas saj Bindja Demokratike ishte regjistruar me vonesë. Ka qenë vetë Sako ajo që e apeloi vendimin e Margjekës. Në këtë mënyrë apeli zgjidhi këtë çështje e cila krijonte përshtypjen e një nonsensi juridik.

Ndërsa gjyqtari i Apelit, Arjan Balliu relatori i kësaj çështjes së bashku me 2 gjyqtarë të tjerë rrëzuan vendimin e Margjekës. Pas shpalljes fillimisht si nul të procesit zgjedhor të 30 qershorit, herën e dytë, kërkesa për njohjen e mandatit të Sakos u bë nga Partia Socialiste dhe ishte firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Në këto kushte mbetet në fuqi vendimi i gjyqtarit të shkallës së parë Shpëtim Reka i cili me kërkesë të kryetarit të PS Edi Rama vërtetoi mandatin e Sakos.

Mëqënëse vendimi i Rekës ishte i formës së prerë nuk shqyrtohet nga Apeli dhe ka hyrë menjëherë në fuqi. Në këtë mënyrë gjykata e Apelit duke shfuqizuar vendimin e Margjekës ka lënë në fuqi vetëm një vendim të gjykatës së shkallës së parë për vërtetimin e mandatit të Sakos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME VALLE E KËNGË POPULLORE/ Në një dasmë tradicionale futbollisti shqiptar ‘e djeg’ në kërcim bashkë me nusen (VIDEO)
Previous article "RRUGËT"/ Rama "thumbon" sërish Voltana Ademin: Prioritet Shkodra dhe Pogradeci, 3 parqe

k.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT