• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK NDALET “OFL”/ Kërkesë për deklarim të origjinës së pasurisë tre personave në Durrës (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK NDALET “OFL”/ Kërkesë për deklarim të origjinës së pasurisë tre personave në Durrës (EMRAT)

5 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Brenda 48 oreve tre subjekte, qe rezultojne persona me precedente penale, duhet te plotesojne formularin e deklarimit te pasurise.

Keshtu deklaroi zedhenesja e Operacionit Forca e Ligjit. “BalkanWeb” meson se behet fjale per shtetasit Dashamir Gjoka, i denuar per “Trafik i qenieve njerëzore”, si dhe Emiljano Hari dhe kusheriri i tij Edlir Hajri.

NJOFTIMI I OFL-SE
Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

-Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

-Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.
Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË FIER-BALLSH/ Makina bie në greminë e përfundon në lumin Gjanica, një i vdekur
Previous article POLICIA PO JU VËZHGON/ 37 drejtues mjetesh në pranga, nami me gjoba (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT