Rikthimi i bujshëm i Elvana Gjatës u shoqërua me diskutime të shumta, dikush e mbështeti ndërsa dikush e gjykoj. Por kur bëhet fjalë për muzikën e saj, të gjithë e duan.
Ka vetëm pak minuta që Elvana ka publikuar këngën e saj më të re ‘Pa dashuri’. Për tekstin dhe muzikën janë kujdesur Arsim Bunjaku dhe Lyrical Son, mix/masterin e ka realizuar ‘PressPlay’, me kitarë Astrit Stafa, kurse bass kitarë Visar Kuqi.
‘Pa dashuri’ është e shoqëruar me një videoklip shumë ‘cool’, pjesët e të cilit janë të shkëputura nga filmi ‘2 gisht mjaltë’.
Përveç aktorit kryesor që është Ermal Mamaqi vihet re pjesëmarrja e disa aktorëve të mirënjohur të skenës shqiptare si Koço Devole apo Marjana Kondi.
Kjo këngë nuk është thjesht kolona zanore e ‘2 gisht mjaltë’, por një nga hitet e Elvanës që pritet të ‘pushtojë’ rrjetin.
Deri më tani komentet kanë qenë shumë pozitive dhe të gjithë përsërisin ‘Ti eja po të pres me mall, nuk mund të jetojë vetëm me fjalë…’.


