Masat e ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini nuk kanë të sosur. Pas kërcënimeve ndaj Mafias ai tani ka vendosur të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në brigjet italiane.
Ai ka informuar se në samitin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian që do zhvillohet këtë të enjte 12 korrik në Innsbruck, Italia do të kërkojë mbylljen e porteve dhe për anijet e të gjitha misioneve ndërkombëtare që aktualisht operojnë në Mesdhe.
“Për fat të keq, qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë emigrantët në Itali. Por me qeverinë e re kjo lloj muzike ka ndryshuar do vazhdoj të ndryshoj”, shprehet Salvini.