• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK NDALET LUFTA/ Ushtria ruse bombardon tregun qendror në Slovyansk, vriten 2 civilë, plagosen shtatë të tjerë
Home
Nderkombetare

NUK NDALET LUFTA/ Ushtria ruse bombardon tregun qendror në Slovyansk, vriten 2 civilë, plagosen shtatë të tjerë

6 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Bombardimet ruse kanë djegur një treg qendror në qytetin lindor të Ukrainës, Slovyansk, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur shtatë, njofton një zyrtar ukrainas.

“Ky është terrorizëm i pastër!”, tha Kreu rajonal i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

Kryebashkiaku Vadym Lyakh tha se Slovyansk po goditet nga sulmet e artilerisë ruse nga pozicione më të afërta, pasi u bë qytet i vijës së parë, raporton BBC.

Ai postoi foto të zjarrit të së martës në Facebook, duke përshkruar bombardimet masive dhe duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë në strehimore.

Rusia po kërkon të pushtojë të gjithë zonën industriale lindore të Donbasit.

Zona përbëhet nga dy rajone, Luhansk dhe Donetsk.

Pasi njohjes së dy shteteve të vetëshpallura rebele atje, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një pushtim total të Ukrainës më 24 shkurt.

Javën e kaluar, ushtria e Ukrainës tha se i duhej të tërhiqej nga Lysychansk, bastioni i fundit i saj i mbetur në Luhansk, pasi zona ishte rrethuar nga të gjitha anët nga ushtria ukrainase.

Kreu rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai tha të martën se “luftimet e ashpra po zhvillohen në skajin e rajonit të Luhansk pranë Lysychansk”.

“Armiku ka dislokuar forca të konsiderueshme,” tha ai, duke shtuar se Rusia po përpiqej të dërgonte më shumë nga forcat e saj përtej një lumi./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM UJK NË S*KS"/ Si përfundoi në pranga pedofili nga Shkodra! I moshuari u shkruante vajzave 14-vjeçare dhe u premtonte para
Previous article NDAN PAMJET NGA HAGA/ Rama: Shqipëria dhe Holanda po përgatisin një propozim, çfarë do të ndodhë tetorin e ardhshëm

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT