• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK NDALET ÇIM PEKA/ Sërish publikon FAKENEWS në portalin e tij Syri.net (FOTO)
Home
Ekskluzive

NUK NDALET ÇIM PEKA/ Sërish publikon FAKENEWS në portalin e tij Syri.net (FOTO)

3 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive

Pasi nxorri të gjithë banorët e Tiranës nga shtëpitë, me një lajm të rremë, për parashikimin e tërmetit, Çim Peka nuk ka zënë mend nga ky megaskandal.

Sot në portali i tij, Syri.net, shkruante se: Rama zbulon armiqtë e brendshëm e  jashtëm, Mediat kundërshtare dhe vendet e BE-s

Titulli “bombastik” që vetëm Çimi i syri.net di ti bëjë, thuaj se: Është çmendur/ Rama: Mediat (SYRI.net) po na bllokon negociatat

Artikulli plotë I plotë I Syri.net:

Rama zbulon armiqtë e brendshëm e të jashtëm: Mediat kundërshtare dhe vendet e BE-s

Me një fjalim ku ka sulmuar vendet e BE-së që nuk i kanë njohur arritjet dhe që nuk kanë në plan të hapin negociatat pikërisht prej Edi Ramës, ky i fundit nuk ka ngurruar të zbulojë edhe armiq të brendshëm.

Duke folur në parlamentin ku ka vetëm deputetë të PS-së dhe të emëruar prej tij, Rama ka vendosur të sulmojë mediat që janë kundërshtare të tij.

Por kur Rama flet për mediat, dihet me kë e ka, pasi të tjerat i ka kap të gjitha. E ka me ata që pasi u dërgoi policinë dhe shantazhoi gazetarët pse ra tërmeti me një gjysmë ore vonesë nga parashikimi i Blushit, tashmë ka hedhur ne sulm tatimet për kostot minimale të një webi online.

‘Janë mediat që shkruajnë dhe vetëm nxijnë, janë mediat që shpërndajnë lajme nëpër BE’, tha Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Për Ramën, këto media janë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

‘Janë këto mediat që shpërndajnë lajme nëpër BE dhe janë këto që nuk e duan integrimin. Po, po nuk e duan’, theksoi Edi Rama në Kuvend.

Më herët, Rama akuzoi edhe vende të ndryshme të BE-së që nuk e duan zgjerimin dhe për këtë arsye, nuk i japin ‘ok’ Shqipërisë.

‘Ka vende në BE që nuk e duan zgjerimin. BE është në debat të brendshëm, të imponuar nga dinamike e brendshme për zgjerimin dhe të lidhura me një periudhë të tërë krize që ka marrë tatëpjetën që prej shpërthimit të lumit të refugjatëve.

Shqipëria është shumë më gati seç kanë qenë disa vende të tjera. Sot secili vend i BE nuk do futej dot sepse kushtet janë vështirësuar’, tha Rama në fjalën e fjalën e tij, gjatë së cilës akuzoi të gjithë që janë kundër tij, por nuk tha asnjë fjalë për qeverinë e tij të korruptuar që është arsyeja kryesore që BE nuk hap negociatat me Shqipërinë.

Por e vërteta është se syri.net përktheu një lajm nga një media ruse, ku thuhej se Hollanda I thotë “JO” Shqipërisë për negociatat. Atë që vetë parlamenti hollandez nuk e dinte e gjeti syri.net I Çim Pekës.

Parlamenti Hollandez ende nuk ka votuar në parlament për vendimin që do të marrë për Shqipërinë. Çimit të Syri.net duhet të presë deri ditën që parlamenti Hollandez të marrë vendim të prerë dhe jot ë bazohet tea to që thonë mediat ruse.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR AKSIDENT ME VDEKJE/ Trajleri përplas makinën me targa greke në Korçë
Previous article "SURPRIZË"/ Rama gjen një palë syze tek vendi i tij, reagimi tij shkakton të qeshura në Kuvend (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto Aktualitet

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale Aktualitet

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT