• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK “NDALEN” SHTËPITË E BARIT/ Zbulohen dy ambiente në Krujë. Sekuestrohen 17 kg drogë “çokollatë” dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK “NDALEN” SHTËPITË E BARIT/ Zbulohen dy ambiente në Krujë. Sekuestrohen 17 kg drogë “çokollatë” dhe…

26 March, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Monitorimi nga ajri me dron apo helikopterë nga Policia, ka bërë që kultivuesit e kanabisit të ndryshojnë strategji, duke ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm jo më nëpër parcela, por në ambiente të brendshme të objekteve të ndryshme.

Por teksa kultivuesit mendojnë se janë të mbrojtur nga objektivi i dronit, duke ngritur “shtëpi bari”, harrojnë që janë të ekspozuar ndaj autoriteteve ligjzbatuese, pasi konsumojnë sasi të mëdha energjie për shkak të llambave.

Vetëm gjatë kësaj jave, Policia arriti të zbulonte dy shtëpi bari në fshatin Derven të rrethit Krujë, duke arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një të tretë. Gjatë operacionit policor të koduar “Led 23 , u arrestuan shtetasit Klaidjon Luka, Gjergj Preni, si dhe u shpall në kërkim Nertil Luka.

“Zbulohen 2 ambiente (banesa), të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ‘LED 2’. Operacioni, i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar ‘Led’ çoi në arrestimin e dy personave, si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri”, sqaroi Policia.

Si pasojë e kontrolleve, janë zbuluar dy shtëpi bari në pronësi të shtetasve të arrestuar, ndërkohë që janë sekuestruar 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura, 46 drosela, 22 pllaka metalike të nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë.

Policia arriti ta zbulonte këtë aktivitet të paligjshëm falë informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Derven, Krujë, disa shtetas posedonin ambiente (banesa) të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Led 2”.

FENOMENI PO PËRHAPET

Ndërsa numri i parcelave me drogë në terren po zvogëlohet, të paktën nga ato që sekuestron Policia, kultivimi i lëndës narkotike në ambiente të mbyllura po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

Vetëm pak ditë më parë, po në zonën e Krujës, Policia arrestoi babë e bir, përkatësisht Llesh dhe Ernest Luka, pasi në një ambient në pronësi të familjes, gjatë operacionit për arrestimin e tij për dhunimin e kuzhinierit, Policia zbuloi se ishin kultivuar bimë narkotike.

Gjatë aksionit, Policia gjeti dhe sekuestroi shuma të konsiderueshme parash, 1.822.000 lekë dhe 37.000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gjykata e Krujës vendosi arrest në burg për djalin, ndërsa për të atin arrest shtëpie.

Prokurori Olgert Rumnici kërkoi për babë e bir masën e sigurisë arrest në burg, por vetëm për njërin (djalin) Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë.

Mësohet se për babanë e Ernestit, Llesh Lukën, Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë dhe moshës së thyer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Shteti tjetër që mund të sulmohet nga Rusia pas Ukrainës
Previous article PUTIN DHE MISTER I SUPER-JAHTIT SHEHERAZADE! Kush e zotëron anijen 140 metra të gjatë, e ankoruar tani në Tuskani të Italisë?

F.autor

Postime të ngjashme

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec Aktualitet

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT