• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK NA DUHET…”/ Ristani: Kandidati për Tiranën duhet të jetë figurë politike!
Home
Politikë

“NUK NA DUHET…”/ Ristani: Kandidati për Tiranën duhet të jetë figurë politike!

30 October, 2022 F.autor Politikë

Partia Demokratike do nxjerrë kandidatin e saj për zgjedhjet e ardhshme vendore nga procesi i primareve.

Anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani në një intervistë në edicionin e lajmeve në Vizion Plus u shpreh se regjistrimi i kandidaturave është i hapur deri në 6 nëntor.

Primaret, sipas Ristanit, janë një risi dhe leksion për demokracinë shqiptar.

“Çdo parti politike ka statusin e saj dhe vepron vetëm mbi atë. Asnjë marrëveshje me çdo parti tjetër politike nuk cënon statutin. Ne kemi mbyllur marrëveshjet me aleatët, siç është PL apo edhe parti të tjera. Tani presim të regjistrohen kabndidaturat deri në 6 nëntor dhe do nisim me primaret. Është gjëja më e mirë që mund të bënim. Është një risi që ndodh për herë  të parë dhe është leksion për demokracinë shqiptare”, tha ai.

Ristani shtoi se baza demokrate do të angazhohet në primare për të zgjedhur kandidatin më të mirë për zgjedhjet e 14 majit 2023.

“E rëndësishme për ne është baza e PD që do angazhohet në primare për të zgjedhur kandidatin më të mirë. Baza ka reaguar shumë mirë. Demokratët janë të mobilizuar. Ka filluar edhe regjistrimi i simpatizantëve që ti qasemi shoqërisë shqiptare”, deklaroi anëtari i Kryesisë së PD.

Për Ristanin, kandidati më i mirë për Bashkinë e Tiranës në vendoret e ardhshme do të ishte një figurë politike, për të cilin demokratët kanë punuar.

“Unë personalisht jam për një kandidat politik, sepse besoj që PD do mobilizojë drejt një kandidati që demokratët kanë punuar për të. Unë kam bindjen që duhet një kandidat politik për të çuar përpara të ardhmen për Tiranën”.

Sa i takon vulës së partisë, vendim që pritet ta japë Apeli, Ristani tha:

“Ne nuk kemi zgjedhur të bëjmë presion ndaj organeve të drejtësisë, sepse besojmë që vula e vërtetë është ajo e demokratëve për të organizuar PD ashtu siç bën. Raporti me PL ka të bëjë me një situatë normale para zgjedhjeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Rusia dhe Ukraina këmbejnë përsëri të burgosurit
Previous article MUND TË JENI JU/ Njihuni me shenjat e zodiakut që duan të jenë në qendër të vëmendjes me modën dhe veshjet e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT