• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK MUND TË VENDOSNI KË DO HIQNI NGA RENDI I DITËS”/ Debat në Këshillin e Mandateve, Peleshi i përgjigjet Korreshit
Home
Politikë

“NUK MUND TË VENDOSNI KË DO HIQNI NGA RENDI I DITËS”/ Debat në Këshillin e Mandateve, Peleshi i përgjigjet Korreshit

15 April, 2026 s.autor Politikë

Në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend janë zhvilluar debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, pas propozimeve të bëra nga Partia Socialiste për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka propozuar që koha e diskutimeve të deputetëve në seancë plenare të reduktohet nga 10 minuta në 5 minuta.

Kjo nismë është kundërshtuar nga përfaqësues të opozitës, ku deputeti i PD-së Saimir Korreshi është shprehur se ndryshimet nuk mund të miratohen pa një vendim paraprak të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar nevojën për respektimin e procedurave ligjore.

“Ne vijmë e sjellim një relacion sot, ose një propozim me të drejtë, por ndërkohë na thoni që duhet ta ndajmë. Po çfarë është kjo? Tortë që gjysmën ta hamë tani dhe gjysmën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Unë dua të kujtoj debatin që nisëm në Parlament ditën e parë, ku një nga debatet kryesore ishte që duhej të ndiqej rruga parlamentare normale. Nuk u ndoq dhe ja ku jemi prapë këtu. Sot thoni meqë Gjykata Kushtetuese nuk e ka pjekur akoma byrekun, s’e ka hequr nga furra, le ta lëmë. Ju i nderuar kryetar dhe Taulanti nuk mund të vendosni kë të hiqni nga rendi i ditës dhe kë jo, sepse na i keni vendosur të gjitha në rendin e ditës. Duhet të kujtoj vitin 2013 ku ndryshimet në rregulloren e Kuvendit ishte një nga tre kushtet që kërkoheshin për marrjen e statusit kandidat në BE. Edhe pse i kishte PD, prapë ju priti juve. Tani ju… do bëjmë një byrek këtu, gjysmën me gjizë, gjysmën me spinaq. Kjo nuk shkon. Tani çfarë problemi kemi ne që mirëpritëm Gjykatën Kushtetuese dhe të mblidhemi për të gjitha këto gjëra njëherë e mirë. Ç’është ky nxitim? Njësoj si në seancën e parë… Unë nuk e kuptoj këtë nxitim”, tha Korreshi.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari iu përgjigj duke i thënë se në seancën e sotme nuk do të ketë asnjë ndryshim, por vetëm do dëgjohen propozimet.

“Mbase jemi keqkuptuar. Nuk është ideja që sot të fillojmë dhe të mbarojmë, pra të konkludojmë me raport propozimet e tre deputetëve. Sot do dëgjojmë vetëm propozimet dhe kaq. Nuk besoj se I kushton gjë këtij këshilli apo shkelim ose parakalojmë ndonjë vendim, ndonjë akt, thyejmë rregulloren, nëse ne dëgjojmë propozimet. Ne i dëgjojmë dhe kaq. Siç thashë edhe në fillim, nuk do mbarojmë sot. Sot do ecim sa do ecim. Na pëlqejnë, s’na pëlqejnë do i dëgjojmë. Qoftë edhe një deputet i vetëm ka të drejtë të japë propozime dhe ne mblidhemi dhe i shqyrtojmë”, tha Peleshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Po peshkonte, por ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një person në Lezhë (EMRI)
Previous article PLAGOSËN ME ARMË TË RIUN NË KËMBË/ Vetëdorëzohet një prej autorëve, në kërkim i riu shqiptar në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT