Siguroi rrogat për 6 muaj, opozita sërish në bojkot
Në dhjetor opozita u rikthye në Parlamentin që e kishte braktisur për 6 muaj, pa asnjë shkak, e për asnjë kauz. Si të mos kishte ndodhur asgjë, deputetët e PD dhe LSI hynë në sallë, bënë pak show për hallet e popullit dhe ikën të bënin festat e fundvitit.
Por tani, nuk do rikthehen, sepse do kalojnë përsëri në bojkot, me sa duket: “Do të merret një vendim i gjithë opozitës, por mendoj se pak a shumë vendimi është përvijuar. Nuk mund të kthehemi në një Parlament që mban brenda hajdutë, kriminelë, duke filluar nga Kryeministri”,- tha Edi Paloka.
Këto deklarata i kanë bërë edhe herën e parë para bojkotit dhe po i bëjnë edhe tani. I siguruan rrogat edhe për 6 muaj të tjera dhe në qershor, është e sigurtë se do ritkehen përsëri. Sa për të rimbushur kartat për pagasat e 6 majve të tjerë…
/AlpeNews.al