• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK MUND TË FSHEHIM VDEKJET”/ Pipero në krah të mjekëve: S’kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi
Home
Sociale

“NUK MUND TË FSHEHIM VDEKJET”/ Pipero në krah të mjekëve: S’kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi

20 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero është rreshtuar në krahë të mjekëve në debatin për numrat e fataliteteve në vend nga COVID-19. I ftuar në News24, në rubrikën “Opinion”, Pipero e cilësoi deklaratën e shefes së Infektivit Najada Çomo, zyrtare dhe profesionale. Ai tha mjekët nuk mund të fshehin vdekjet duke sqaruar dhe se çfarë ndodh me pacientët që humbin jetën.

“Ne mjekët e kemi shumë të vështirë të komentojmë të vdekurit dhe vdekjen sepse punojmë deri në çastin e fundit për t’i mbajtur në jetë dhe ndiejmë dhimbje të madhe kur na ndodh, dhe ndiejmë shumë më tepër dhimbje kur përmendet.
Çdo pacient që ndërron jetë, kjo sëmundje përtej të gjitha arritjeve e ka bashkëshoqëruese dhe humbjen e jetëve por duhet të them që mjeku që e ndjek pacientin, azhornon kartelën, përshkruan sëmundjen deri tek shkaku i vdekjes. Ky dokument shoqëron pacientin deri në morg. Në këtë aspekt është e pamundur të fshihet vdekja apo të fshehim vdekje ne mjekët. Nuk mundet të fshehim vdekjen”, deklaroi Pipero.

Ai tha se deklarata e dr. Najadës nuk lë vend për të aluduar gjëra të tjera. “Sapo e tha që aty janë kartelat mund të hetohen. Nëse ka dyshime të bazuara mund të hetohen. Kartela mban gjithçka lidhet me historikun e pacientin. Të sëmundjeve, të trajtimit në kushte spitali dhe të shkakut të humbjes së jetës. Çdo kartelë plotësohet me përgjegjësi për gjithçka që lidhet me sëmundjen aktuale dhe ato bashkëshoqëruese”, tha Pipero.
Sipas tij, ka pacientë për shumë arsye klinikisht, imazherist shkon COVID por është bërë tamponi dhe rezulton negativ. “Në gjithë botën tamponi konfirmon diagnozën. Bëhet 4-5 tamponë. Unë nuk kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi. Nuk e them dot sepse kjo është si të thuash bashkëdakordësimi mbarë për sa i përket konfirmimit të tamponit. Nëse ka një diskordancë mes këtyre rasteve vlen për t’u diskutuar. Ne vdekjet nuk i fshehim dot.
Në të gjitha rastet thuhet erdhi me suspect COVID ose me COVID.
Në rast se unë nuk e konfirmoj pozitiv me tampon nuk them dot COVID. Unë kam propozuar herët që të vëmë suspect COVID duke sjellë ngjashmërinë nga vendet e tjera. Ata i thoshin virozë ose suspect COVID se në fund të fundit virozë është. Arsyetimi nëse ishte ashtu apo kështu lë vend për të diskutuar por është një debat profesional që duhet të vijë në përputhje me direktivat e OBSH”, deklaroi Pipero.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Vilma Masha poston FOTON e veçantë të vajzës në 11 mujorin e lindjes: Të dua...
Previous article E PËRDHUNOI DHE LA SHTATZËNË VAJZËN ME PROBLEME MENDORE/ Lihet në burg 56-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT