• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK MUND TË ECË PREJ DISA VITESH/ Ish-kapiteni i kombëtares dhe shokët e klasës e surprizojnë në studio
Home
Sociale

NUK MUND TË ECË PREJ DISA VITESH/ Ish-kapiteni i kombëtares dhe shokët e klasës e surprizojnë në studio

14 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Historia që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Gesardit, djalit që vazhdon të luftojë me sëmundjen e tij.

Gesardi para disa vitesh kishte zbuluar që vuante nga një sëmundje e trashëguar, e cila i dobësonte muskujt duke e penguar që të ecë normalisht si të gjithë moshatarët e tij.

Në studio kishte ardhur shoqja e tij e klasës, Natalia e cila rrëfeu historinë e Gesardit dhe kalvarin e vuajtjeve me të cilat ai po përballet. Pavarësisht problemit të tij në të ecur, Natalia dhe të gjithë shokët e tjerë në shkollë përpiqen me sa të munden që ta ndihmojnë Gesardin në këtë ‘luftë’. Sipas Natalisë, kohët e fundit Gesardi ishte ndjerë në siklet përshkak se ishte detyruar të përdorte karrigen me rrota.

Meqënëse ishte viti i fundit që ata ishin sëbashku në klasë, Natalia dhe shokët e klasës kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i bërë një surprizë e cila do t’i mbetej e paharruar në kujtesën e Gesardit. “Kemi kohë që nuk jemi takuar, por dua të të them që ti je shoku ynë më i mirë. Do të jemi gjithmonë pranë teje, mjafton vetëm që të na thuash për çdo problem që do të hasësh.”,- tha Natalia.

Për shkak të gjendjes së emergjencës civile në të cilën ndodhet vendi ynë, në studio kishte ardhur vetëm Natalia, por nëpërmjet një video-mesazh, shokët e klasës ishin prezentë duke e bërë këtë moment të paharrueshëm për Gesardin.

Surpriza tjetër që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar për Gesardin ishte një video-mesazh nga ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i cili i tha: “Nëpërmjet kësaj videoje dua të të them që të mos i lësh pas dore ëndrrat e tua dhe gjithmonë mos u dorëzo pavarësisht vështirësive që do të kesh, por qëndro me shpirtin e luftëtarit deri në fund.”

Në fund programi në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” i dha Gesardit një çek me një shumë të caktuar parash për t’i shpenzuar sipas dëshirave të tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË VLORË/ Makina përplas motorin në Skelë, drejtuesi në spital
Previous article PËRVJETORI I MARTESËS/ Ledion Liço i bën Sarës dhuratën perfekte (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT