• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK MUND TA HUMBIM TRENIN E HISTORISË”/ Rama nga Patosi: Më 11 maj do marrim fitore rekord në Qarkun e Fierit
Home
Politikë

“NUK MUND TA HUMBIM TRENIN E HISTORISË”/ Rama nga Patosi: Më 11 maj do marrim fitore rekord në Qarkun e Fierit

29 April, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme mbajti takimin e radhës elektoral me banorët e Patosit në Fier. Rama në fjalën e tij përpara mbështetësve u shpreh se populli më 11 maj do zgjedhë mes së mirës së përbashkët dhe interesit personal të Berishës, që sipas tij do të bëjë vendin çorap.

Kryeministri më tej u ndal edhe tek integrimi i Shqipërisë në BE, që sipas tij është një profeci e Skënderbeut të cilën rilindasit e lanë të shkruar.

Ai shtoi se pasaporta europiane nuk do jetë thjesht një mjet udhëtimi, por një status i ri që i bën shqiptarët të barabartë me të gjithë qytetarët e BE-së.

Fjala e plotë e Ramës në Patos:

Kijeni mirë parasysh se këtë kohë e kemi sjellë me shumë përpjekje, por e ka sjellë dhe fati evropian i shqiptarëve. nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por është dhe BE që do që Shqipëria të hyjë në shtëpinë e tij. 11 maji nuk është dita e zgjedhjes së radhës. Ndonjëherë ndodh që zgjedhjet nuk janë thjeshtë ballafaqim mes forcave politike, por janë si këto, takim me historinë.

Sepse më 11 maj, Shqipëria nuk do zgjedhë mes forcash politike, por mes vendit të saj në BE dhe alternativës tjetër të kthimit prapa. Do zgjedhë mes të mirës së përbashkët të një populli dhe interesi të një 80 e kusur vjeçari, që do të bëjë çorap Shqipërinë. Kam besim se shqiptarët këto ditë, do ta ndjejnë peshën e përgjegjësisë së 11 majit. Nuk do e harrojnë se kur Gjergj Kastrioti vuri barrikadën për të mbajtur anën e Europës nuk kishte BE, por si profet vuri fatin e kombit tonë me Europën dhe jo me Azinë. Rilindasit e lanë të shkruar këtë profeci si amanet. Pastaj në gjithë këto vite shqiptarët u munduan ti bashkohen Europës duke shkuar në Europë.

Shumë shqiptarë janë integruar atje. është koha që Shqipëria e tëra të bëjë këtë gjë. Koha që çdo shqiptar të marrë përsipër fatin europian të Shqipërisë, duke bërë zgjedhjen e duhur të vendosë se cili dhe cila të kenë pasaportën europiane. Pasaporta që është statusi i ri i shqiptarëve si qytetarë të barabartë me bashkëqytetarët europianë. Status që i jep fund atij korridorit të veçantë. Ku na mbajnë me radhë dhe na kontrollojnë me policë pasaportën. Me pasaportë do hymë në Europë njësoj si ju nga Patosi hyni në Tiranë. Hyrja përveçse status është një fuqi e re për Shqipërinë. Fuqi morale, politike dhe ekonomike. Me hyrjen Shqipëria do përfitojë një buxhet të ri.

Dua tju them se çdo njeri nga ne me një votë në qendër të fletës së votimit, do ja bëjë qepalla Europës dhe do lërë pas hijet e së shkuarës që nuk na janë ndarë për dekada e shekuj. Hyrja në BE do i japë shqiptarëve garancinë përfundimtare se përpjekja jonë, për të vendosur barazinë para ligjit do jetë e pakthyeshme përgjithmonë.

11 maji është i ngjashëm me 22 marsin e shumë viteve më parë. U votua PD jo se ishin me PD por duhej mbyllur një histori dhe hapur një histori e re. Nuk mund ta humbim trenin e historisë. Nuk mund ta lëmë derën e hapur të BE-së të na mbyllet para syve. Duhet të vendosim të gjithë besimin dhe kurajon që Shqipëria e 2030 të jetë një Shqipëri europiane dhe ky flamur të ngjitet aty. Më 11 maj do marrim një fitore rekord këtu në Fier, në kryeqytetin e socialistëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME VJOSA OSMANIN/ Ali Ahmeti: Shqiptarët në RMV po përballen me një ofensivë të rrezikshme
Previous article PARALAJMËRON Zelensky: Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake

s.autor

Postime të ngjashme

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT