• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK MORËN PJESË NË LISTAT E PS/ Braçe me fjalët më të mira për Eglantina Gjermenin dhe Musa Ulqinin: Dy miq…
Home
Politikë

NUK MORËN PJESË NË LISTAT E PS/ Braçe me fjalët më të mira për Eglantina Gjermenin dhe Musa Ulqinin: Dy miq…

10 March, 2021 s.autor Politikë

Musa Ulqini dhe Eglantina Gjermeni janë ndër 20 emrat, që nuk janë rikandiduar për deputetë në Partinë Socialiste, për zgjedhjet e 25 prillit.

Megjithatë, në një postim në Facebook, zv/kryeministri Erion Braçe vlerësoi me fjalët më të mira kontributin dhe punën e tyre.

Për Gjermenin, ai tha se ajo i qëndroi pranë njerëzve në Thumanë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke u kujdesur për nevojat e tyre në ato kushte të vështira ku u ndodh gjithsecili.

“Një deputeti një herë në jete mund t’i ndodhë të përballet me tragjedi të tilla, një herë vetëm dhe duhet ta gjej gati; Tina ishte në zonë, në detyre, punë, qëndroi, e përballoi fizikisht, shpirtërisht përtej çdo imagjinate e nënvlerësimi burrash; Mirënjohës pafund për shërbimin Tina!”, shkruan Braçe.

Ndërsa u ndal te Musa Ulqini, ai tha se shpesh nuk e sheh këtë të fundit si njeri, por si një “manual ndershmërie”.

“Të jesh i pakorruptueshëm si Musa Ulqini, modest i madh e me emrin tënd përherë, nuk është pak kurrë në politikë!”, thotë Braçe.

Postimi i plotë:

FUQIA E QETESISE!
DY MIQ, DY SHOKE, DY NJEREZ PAQESORE, TE FORTE PREJ QETESISE, NDERSHMERISE;
TE PAKORRUPTUESHEM!
1. Ne mengjesin e 26 nentorit,
ne #Thumane ishim pak njerez;
Por Tina ishte aty, ne zonen e saj,
me njerezit e saj.
E shihja te levizte nga njeri pallat i rrenuar tek tjetri, ndiqte kerkimin e njerezve te shpetuar, qetesonte familjaret, perlotej, por nuk u leshua asnje minut, qendroi;
Vijoja ta ndiqja me sy sepse kisha nevoje per fuqine e qetesise se saj, te isha i kthjellet mes nje tragjedie qe te kepuste shpirtin!
Pastaj u ngrit kampi dhe Tina ishte cader me cader, ne guzhine, me gra te tjera e me femije ne nevoje, te semure, pastaj ne shkollat e improvizuara e prane gjithkujt me rrethin e saj te paikologeve qe solli aty per ndihme.
Pastaj ne cdo makine qe merrte e dergonte njerezit ne hotelet mikpritese;
Pastaj u takuam serish ne Bubq, perseri shtepi me shtepi me njerezit;
Nje vit me rradhe prane tyre edhe tani qe shtepite po ribehen per te gjithe, te forta e te sigurta!
Nje deputeti nje here ne jete mund ti ndodhe te perballet me tragjedi te tilla,
nje here vetem dhe duhet ta gjej gati;
Tina ishte ne zone, ne detyre, pune, qendroi, e perballoi fizikisht, shpirterisht pertej cdo imagjinate e nenvleresimi burrash;
Mirenjohes pafund per sherbimin Tina!
Gjithcka qe ndame bashke ne Lushnje, Divjake, Thumane, ne #PARTINESOCIALISTE!
2. Musa Ulqinin kam nje jete qe e njoh;
31 vite bashke besoj!
Me priti ne #PARTINESOCIALISTE,
me mesoi rreth saj, por edhe rreth nderit, ndershmerise, dinjitetit, integritetit;
Shpesh nuk e shoh ai qenie njerezore por si nje manual ndershmerie!
Kemi bere beteja bashke, vecanerisht me te veshtiren e mundshme nga 1991-1996, beteje burrash e djemsh te forte, te palekundur ndaj nje rregjimi kriminal e nje krimineli ne krye te tij.
Bashke ishim ne pushtet e bashke serish ne opozite, pa leshuar, duke qendruar.
Te jesh deputet, duhet te jesh si Musa Ulqini, te jesh socialist, duhet te jesh si Musa Ulqini-i ke degjuar te thone keshtu Musa?
Kjo eshte e para!
E dyta e me e rendesishmja;
Te jesh i pakorruptueshem si Musa Ulqini, modest i madh e me emrin tend perhere,
NUK ESHTE PAK KURRE NE POLITIKE!
Krenar per ju!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SOT DY MUAJ..."/ Robert Berisha bën postimin prekës për të ëmën e ndjerë (FOTO)
Previous article SITUATA E COVID-19/ Shënohen 2,6 milionë humbje jete në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT