• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK MBYLLËN LOJËRAT E FATIT/ 14 të proceduar në 24 orët e fundit, konkretisht në…
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK MBYLLËN LOJËRAT E FATIT/ 14 të proceduar në 24 orët e fundit, konkretisht në…

8 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit vijon operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 4 raste dhe konkretisht në Korçë, në Tropojë, në Berat dhe në Sarandë.

 

 

Ndërkohë 7 shtetas janë proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike me 5 monitorë, pajisje elektronike, një tavolinë pokeri etj, të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Korçë 4 shtetas janë proceduar, konkretisht shtetasit: D.P, 48 vjeç, (pronari) i lokalit, si edhe shtetasit: A.P., 51 vjeç, E.S., 43 vjeç, G.A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokal në lagjen Nr. 16, të qytetit të Korçës, shtetasit e mësipërm u konstatuan duke luajtur lojëra fati.

Në Tropojë u procedua penalisht shtetasi A.H., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua një pajisje elektronike.

Në Sarandë është proceduar penalisht shtetasja L.Sh., 50 vjeçe pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, janë gjetur 5 njësi kompjuterike me monitorë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Berat u procedua penalisht shtetasi A.H., 32 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatua tavolinë pokeri.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAP "SËNDUKUN E KUJTIMEVE"/ Kida na tregon si ka qenë fëmijëria saj përmes fotove
Previous article BRAKTISI PREZANTIMIN NË "E DIELL"/ Ja kush do ta zëvendësojë Jonida Maliqin

F.autor

Postime të ngjashme

I ÇONTE MESAZHE SEKSUALE 13-VJEÇARES/ Arrestohet mësuesi në Lushnjë Aktualitet

I ÇONTE MESAZHE SEKSUALE 13-VJEÇARES/ Arrestohet mësuesi në Lushnjë

MBI 500 MILIONË DOLLARË NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë Aktualitet

MBI 500 MILIONË DOLLARË NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT