• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK MBAJTËN MASKAT/ Gjobiten 341 persona, 11 qytetar të “të pabindur” shoqërohen në komisariat
Home
Breaking News

NUK MBAJTËN MASKAT/ Gjobiten 341 persona, 11 qytetar të “të pabindur” shoqërohen në komisariat

16 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ditën e sotme janë vënë gjithsej 341 gjoba 3000 lekëshe, si pasojë e konstatimit të qytetarëve pa maska.

Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Punonjësit e Policisë vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë,  pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THUMBON" TRAJNERIN E ARSENAL/ Guardiola: Të shohim se kush është mësuesi dhe kush nxënësi…
Previous article NDRYSHIME FORMATI PËR TË ARDHMEN/ Presidenti Ceferin jep lajmin, ja si do të ndryshojë Champions nga viti 2024

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT