• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK MARR ASNJË PAGË…”/ Mazniku hedh në gjyq Berishën për SHPIFJE: Saliu mashtron si gjithmonë
Home
Politikë

“NUK MARR ASNJË PAGË…”/ Mazniku hedh në gjyq Berishën për SHPIFJE: Saliu mashtron si gjithmonë

1 March, 2021 F.autor Politikë

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka paditur në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje. Në padinë drejtuar gjykatës, Mazniku kërkon detyrimin e palës së paditur Sali Berisha që të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme dhe denigruese duke publikuar në platformën “Facebook” dhe mediat kryesore në vend, me shpenzimet e veta vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, Mazniku i kërkon Sali Berishës dëmshpërblim për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe personalitetit në vlerën 10.000.000 lekë si dhe pagimin e të gjithë shpenzimeve gjyqësore të këtij procesi.

Nënkryetari Mazniku, nënvizon se secili prej fakteve të deklaruara nga Berisha është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe se vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato.

“Pavërtetësia e publikimit të të paditurit Sali Berisha është një e pavërtetë, trillim e abuzim në nivelet e denigrimit të figurës dhe imazhit, sa vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato.

Paditësi Arbian Mazniku nuk ka asnjë lidhje me deklarimet e bëra, nuk ka asnjë lidhje midis ç’ka është deklaruar nga i padituri dhe asaj ç’ka është realisht e vërtetë.

Secili prej fakteve të deklaruara është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe ka cenuar imazhin e paditësit Mazniku”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Kjo nuk është padia e parë ndaj Berishës. Vitet e fundit Berisha ka humbur disa procese gjyqësore duke u dënuar për shpifje nga gjykatat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN DETAJET E REJA NGA VRASJA TEK PIRAMIDA/ Dëshmitari okular tregon mbi vrasjen e Behar Sofisë: Autori mori...
Previous article E TRISHTË/ Humb jetën nga Covid-19 fotografi i njohur shqiptar (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

NDRYSHIMET NË QEVERI/ Reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri Politikë

NDRYSHIMET NË QEVERI/ Reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri

BETOHET PARA PRESIDENTIT/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie Politikë

BETOHET PARA PRESIDENTIT/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT