Ngjarja e ndodhur në qytetin e Lezhës ku u bë sekuestrimi i pasurisë së dy të moshuarve nga Lezha përkatësisht Pjetër Voci dhe Shqipe Palaj. Ata akuzoheshin se 5.2 milion eurot e sekuestruar vinin nga krimi.
Por kjo histori mori një rrjedhë tjetër pasi doli pronari i këtyre parave, miliarderi suedez Sten Ake Lindholm kishte bërë disa transferta bankare, më e madhja me 3,8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.
Pra dhurata për shqiptarët Pjetër Voci dhe Shqipe Palaj të ardhura nga miku i tyre suedez Sten Ake Lindholm një ndër njerëzit më të pasur në Europë. Ku pasuria e tij shkonte rreth 11 milion dollarë. Fatlumët shqiptar që trashëguan 5.2 milionë euro Pjetër Voci dhe Shqipe Pajlaj nuk janë të vetmit.
AlpeNews.al ju sjell disa nga raste ku shqiptarët kanë trashëguar pasuri marramendëse:
1. Çfarë ndodhi disa ditë më parë:
Disa ditë më parë u bë sekuestrimi i pasurive të një familjeje nga Lezha përkatësisht Pjetër Voci dhe Shqipe Palaj ku u bë sekuestrimi i pasurisë prej rreth 5.2 milion euro. Ata akuzoheshin se 5.2 milion eurot e sekuestruar vinin nga krimi. Por kjo histori mori një rrjedhë tjetër pasi doli pronari i këtyre parave, miliarderi suedez Sten Ake Lindholm kishte bërë disa transferta bankare, më e madhja me 3,8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.
2. NURI GUGA SHQIPTARI QE TRASHËGOI PASURI 7 MILION EURO
Nuri Guga, i cili ka trashëguar një pasuri marramendëse prej 7 milion eurosh nga një biznesmen italian. Prej vitit 2009, 62-vjeçari Guga është trashëgimtari i kësaj pasurie që i është lënë me testament pas vdekjes nga italiani Aldo Farinola, pronari i Restorantit të njohur “Dëshira në det” në qytetin e Brindisit.
3. MARK NDOJ U TRASHËGOI HOTELIN E PRONARIT TË TIJ
Mark Ndoj nga Puka ka gjetur një mik italian si Masimo dhe një thesar prej vërteti. Nga një emigrant i thjeshtë në kufinjtë e mbijetesës, ai sot ka në dorë pasurinë e mikut të tij, që është një sipërmarrës i suksesshëm në kryeqendrën e Italisë.
Mark Ndoj është një nga ata shqiptarët e shumtë që ka provuar ta ndërtojë jetën jashtë Shqipërisë që në fillim të viteve ’90, atëherë kur largimi ishte e vetmja shpresë për të mbijetuar në një vend të rrënuar ekonomikisht.
Përgatiti: AlpeNews.al





