• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KISHIM RADHË, KUSH DILTE PARA ELEMINOHEJ”/ Nuredin Dumani flet për vrasjet mes grupeve kriminale
Home
Breaking News

“NUK KISHIM RADHË, KUSH DILTE PARA ELEMINOHEJ”/ Nuredin Dumani flet për vrasjet mes grupeve kriminale

26 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ku Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve.

Dumani ka rrëfyer njohjen e tij me Erion Alibej dhe mënyrën se si ai u kontraktua për të kryer disa nga vrasjet e bujshme që tronditën Elbasanin. Ai ka theksuar se Alibej ishte një person që luajti një rol kyç në aktivitetet kriminale që përfshinin vrasjet.

Në seancë, Dumani ka folur gjithashtu për konfliktet e tij me Talo Çelën, të cilin dikur e kishte mik, por që më vonë ai ekzekutoi vëllain e Çelës në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Dumani ka bërë një tjetër deklaratë të rëndësishme lidhur me përdorimin e telefonave të inkriptuar. Ai ka pranuar se ka pasur dhe përdorur disa platforma të tilla, duke përfshirë Sky ECC, MATRIX dhe më pas “BQ”.

Avokati: Në cilin moment vendosët të hakmerreshit drejt vrasësve të vëllait të Alibeaj?

Dumani: Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Alrin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo t’i vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja.

Avokati: kur u bë kjo bisedë?

Dumani: Pasi qëndruam 2-3 orë. Që herën e parë.

Avokati: Keni thënë që hartuat një listë?

Dumani: Pasi mësova që Alibeaj po hetonte për Talo Celën dhe pata një bisedë me Fatmir Troplinin vendosëm që do godisnim ne të Durrësit. Unë kisha parë lëvizjet e Dorian Shkozës. E shikoja që më vinte pas me makina të ndryshme. Franc e Hajdar Çopja nuk ishin aty. Kel Kamami nuk ishte aty.

Avokati: Keni treguar dhe për vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?

Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për tu vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eleminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Celën dhe Emiliano Ramazanin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 11 MAJI/ Vota e diasporës, KQZ miraton 186 mijë regjistrime, 40 mijë aplikime refuzohen
Previous article I SHPËTOI ATENTATIT/ Ish-prokurori Ndoj bëhet pjesë e primareve të PD-së

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT