• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK KENI MUNDËSI T’I ÇONI FËMIJËT NË PLAZH?  Ky vend në Tiranë është zgjidhja ideale
Home
Destinacione

NUK KENI MUNDËSI T’I ÇONI FËMIJËT NË PLAZH? Ky vend në Tiranë është zgjidhja ideale

2 August, 2019 Lubjana.autor Destinacione

I kthyer në një vend argëtimi për fëmijët dhe jo vetëm, për të tretin vit radhazi në Parkun e Madh të Liqenit, Bashkia e Tiranës po organizon kampin veror ku të gjithë të vegjlit që nuk kanë mundësi të shkojnë në plazh, mund të socializohen dhe të argëtohen falë programit të posaçëm të hartuar për ta.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti deklaroi se kampi është i hapur çdo ditë për grupmoshat nga 5-13 vjeç, por të mirëpritur janë edhe ata pak më të vegjël të shoqëruar me gjyshet dhe me gjyshërit e tyre. “Ndërkohë që të gjithë qytetarët e Tiranës i drejtohen plazheve, ose pushimeve, Bashkia Tiranë ka menduar për ata që e kanë të pamundur të jenë gjatë gjithë periudhës së gushtit, në këto ditë të nxehta të jenë drejt plazhit, kështu që ka krijuar një kamp veror te liqeni. E ka filluar këtë që në datën 15 korrik dhe do të jetë deri më datën 15 shtator kur do të fillojë shkolla. Kampi frekuentohet çdo ditë nga 30 – 50 fëmijë dhe deri tani kemi pasur një frekuencë prej 900 fëmijësh. Mosha është 5-13 vjeç, por ndërkohë për të gjithë ata që janë pak më të vegjël, i mirëpresim, gjithmonë të shoqëruar me gjyshet dhe me gjyshërit e tyre”, tha Ruseti.

Kampi veror i ngritur nga Bashkia e Tiranës do të zgjasë gjer më 15 shtator. “Unë ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë fëmijë të vegjël, të frekuentojnë që nga ky moment e deri në datën 15 shtator kodrat e liqenit, për të marrë pjesë në kampin veror më fantastik të Tiranës”, tha ajo.

Liqeni mbetet një nga atraksionet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës duke ofruar momente qetësie por edhe argëtimi pa fund.

Nënkryetarja Ruseti prezantoi edhe disa nga aktivitetet social-kulturore që zhvillohen në këtë kamp. “Ju mund të vini të kaloni disa orë për fëmijët tuaj, një kohë cilësore, sigurisht nën kujdesin animatorëve dhe personave që kujdesen për fëmijët tuaj, duke u lexuar atyre libra, duke vizatuar, duke bërë aktivitete sportive. Kjo jo vetëm për të pasur mundësinë që ata të socializohen me njeri – tjetrin, por mbi të gjitha për t’i mësuar ata që të argëtohen jashtë lodrave elektronike, jashtë ambienteve të shtëpisë, është mënyra më e mirë sesi ne rrisim qytetarë më të mirë për Tiranën e së ardhmes”, theksoi nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO TRONDITËSE/ Agresori nxjerr në ballkon viktimën me fytin e prerë
Previous article U PEZULLUA NË MERKATO/ Chelsea refuzon 25 milion paund për mbrojtësin 19-vjeçar...

Lubjana.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT