• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KEMI NJË PLAN”/ Trump përplaset me ekspertin dhe lëshon akuza: Duket si njeri i pakënaqur, ai …
Home
Nderkombetare

“NUK KEMI NJË PLAN”/ Trump përplaset me ekspertin dhe lëshon akuza: Duket si njeri i pakënaqur, ai …

15 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump po thotë se ka besim se një vaksinë për COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit, dhe vaksinimet masive të publikut do të pasojnë shpejt.

“Mendoj se shpërndarja do të bëhet pothuajse njëkohësisht sepse jemi përgatitur mirë,” shpjegoi presidenti Trump të enjten, duke shtuar se hollësi të mëtejshme do të publikohen sot.

Parashikimi i presidentit bie ndesh me dëshminë e dëgjuar në Kongres pak para se Presidenti Trump të fliste në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.

Drejtori i larguar nga agjensia e vaksinave të qeverisë federale u tha ligjvënësve, “Ne nuk kemi një plan” për të prodhuar dhe shpërndarë në masë një vaksinë të koronavirusit. Shpresa për një vaksinë të tillë brenda 12-18 muajve supozon se “gjithçka po shkon në mënyrë të përsosur”, dëshmoi Dr. Rick Bright. “Ne kurrë nuk kemi parë që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte”.

Më shumë se 90 vaksina për koronavirusin e ri janë në zhvillim në të gjithë botën. Kompania gjermane CureVac tha të enjten se një nga vaksinat e saj kandidate me metodën ARN është provuar të mbrojë kafshët nga virusi në doza të ulta. Provat klinike pritet të fillojnë muajin e ardhshëm.

Bright u hoq si drejtori i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avansit Biomjekësor (BARDA), i cili është në varësi të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, një veprim që e shtyu imunologun të paraqiste një ankesë për bilbil.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ndoqi disa nga dëshmitë e së enjtes te Dr. Bright dhe shtoi se “ai duket si një punonjës i zemëruar, i pakënaqur, i cili, sinqerisht, sipas disa njerëzve, nuk bëri një punë shumë të mirë.”

74A697A3-E916-4A47-9279-4E0F366512B0_w650_r1_s

Bright i tha një nënkomisioni shëndetësor të Dhomës së Përfaqësuesve se zyrtarë të lartë, përfshirë ata në Shtëpinë e Bardhë, injoruan paralajmërimin e tij të hershëm për COVID-19, dhe se qeveria federale ishte e papërgatitur të përgjigjej ndaj një pandemie.

Administrata e tanishme fajëson për çdo mangësi tek planet dhe furnizimet e lëna nga administrata e mëparshme e Barack Obamës, i cili ia dorëzoi presidencën Trump në janar 2017.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se kjo do të shpjegohet “një për një” në një konferencë për gazetarët të premten.

Përpara se të vizitonte një shpërndarës të furnizimeve mjekësore në Pensilvani, Presidenti iu rikthye promovimit të tij të mëparshëm të diskutueshëm të një ilaçi kundër malaries, të paprovuar për trajtimin e koronavirusit të ri.

“Ne kemi pasur një reagim të jashtëzakonshëm ndaj hidroksinës (klorokinës)”, pohoi Trump, i cili gjithashtu kritikoi Bright për “sulmin e tij” ndaj ilaçit kur ishte duke drejtuar agjencinë për vaksinat.

Bright dhe të tjerë kanë paralajmëruar për nevojën e studimeve shkencore në lidhje me përdorimin e ilaçit për trajtimin e COVID-19 dhe paralajmëruan për rreziqet e tij, përfshirë mundësinë për të shkaktuar vdekje.

I pyetur nga një gazetar nëse Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk po i numëron si duhet vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara duke i zmadhuar ato, Trump u përgjigj, “Unë nuk e di se si po i numërojnë. Nuk e diskutova kurrë këtë me ta. Vdekja është vdekje. Ne nuk duam që njerëzit të vdesin në këtë vend. Dhe ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme”.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të vdekjeve dhe shumicën e rasteve të të prekurve me COVID-19 nga çdo vend tjetër.

Që nga e enjtja, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, 1.4 milion njerëz janë testuar pozitivë për virusin, dhe më shumë se 84,000 kanë vdekur. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Si pandemia COVID-19 po e ushqen ekonominë përmes punës nga shtëpia
Previous article AKSION BLIC NË TEPELENË/ Sekuestrohen 370 fidanë droge gati për t'u mbjellë, 2 të arrestuar (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT