• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KEMI LUKSIN TË BËJMË TANGËRLLIK”/ Jorida Tabaku ngre shqetësimin për menaxhimin e fondeve të BE: Në 8 vite…
Home
Politikë

“NUK KEMI LUKSIN TË BËJMË TANGËRLLIK”/ Jorida Tabaku ngre shqetësimin për menaxhimin e fondeve të BE: Në 8 vite…

15 September, 2022 s.autor Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në Parlament ka ngritur shqetësimin për menaxhimin e fondeve të BE në përgjithësi dhe të IPA-s në veçanti.

Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se qeveria ka ndryshuar strukturën e menaxhimit të fondeve. Sipas saj, është shndërruar në një drejtori zyre pranë kryeministrisë nen drejtimin i Ilir Beqajt.

Tabaku theksoi se në 8 vite koordinatori i fondeve IPA është ndryshuar 4 herë, kjo sipas saj sjell mos thithjen e fondeve të BE.

“Kam ngritur me shqetësim faktin që qeveria ka ndryshuar strukturat për menaxhimin e fondeve të donatorëve. Ka ndryshuar koordinatorin e IPA nga ish-kryenegoaciatori, në një drejtori zyre të re në kryeministri tek zoti Ilir Beqaj. Nuk dua të merrem me integritetin e tij, duhet t’ja lëmë drejtësisë.

Dua të merrem më shumë me strukturën që ka ngritur qeveria shqiptare. Për mua e copëzojnë procesin, duke krijuar më shumë vështirësi. Për herë të parë në këto vite, qeveria shqiptare e ka ndryshuar 4 herë në 8 vite koordinatorin e IPA

Kjo ka sjellë problem në përthithjen e IPA-s. Ne nuk mund të lejojmë që fonde të tilla të mos përfitohen.

Qeveria shqiptare ka aftësinë që një në dy euro të BE ti marrë ti absorboje dhe të zbatojë projekte. Kjo aftësi kaq e ulët për të përthithur fondet IPA në një situatë kaq të vështirë, kur ne i lutemi BE për rindërtimi, pandemine etj., tregon mosgatishmërinë e qeverisë shqiptare për të ngritur strukturë transparente. Sot ndodhemi në një situatë të vështirë ekonomike”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku theksoi gjithashtu se në kushtet e një krizë ekonomike, Shqipëria nuk ka luksin të refuzojë fondet e BE.

“A kemi luksin ne të bëjmë tangërllik dhe ti refuzojmë fondet e BE dhe mos pranojmë atë që na vjen në mënyrë të natyrshme si pjesë e procesit të aderimit. Sot strukturat duhet të ishin të akredituara dhe të gatshme për të thithur këto fonde, ndërkohë që ne jemi në një situatë kur këto janë në proces e sipër rregullimi dhe akreditimi, janë duke u marrë më bën apo nuk bën Ilir Beqja”, u shpreh deputetja e PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPTARËT NUK KANË MUNDËSI"/ Balluku i kundërpërgjigjet Tabakut: Gënjen, sot energjinë e paguajnë 99.6% e qytetarëve
Previous article KUVDEND/ Deputetët mbajnë 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II

s.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT