• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KANË AS SKUADËR AS IDE”/ Rama: Nëse Basha dhe Kryemadhi janë bashkë e kemi më të lehtë betejën
Home
Politikë

“NUK KANË AS SKUADËR AS IDE”/ Rama: Nëse Basha dhe Kryemadhi janë bashkë e kemi më të lehtë betejën

31 July, 2020 F.autor Politikë

Nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë bashkë me një listë, Edi Rama shprehet se do të jetë më e lehtë për t’i mundur.

“Ata janë dakord në fakt me hapjen e listave, të paktën me fjalë, por nga ana tjetër, sigurisht nuk kanë si të mos jenë dakord që të ulen me ne, flas racionalisht, pastaj emocionalisht mund të mos ulen për të materializuar në ligj mekanizimin e ndërtimit edhe të koalicioneve zgjedhore. Ne politikisht, dhe unë personalisht, por asnjëri në fakt nuk është i interesuar që të ndajë Bashën nga Kryemadhi, ne i duam ata bashkë, sa më bashkë të jenë ata, në kuptimin e thjeshtë, aq më e lehtë është për ne beteja zgjedhore“.

Po aq bashkë sa PS-ja ka qenë në koalicion me LSI-në në 2013? “Nuk janë asnjëherë gjërat njësoj dhe asnjëherë kohët nuk janë njësoj, gjërat dhe kohët kanë kontekse të ndryshme gjithmonë” thotë Rama.

Për 2021, Edi Rama thotë se PS-ja nuk ka nevojë për koalicione se do të fitojë e vetme. “Partia socialiste me popullin shqiptar, ne jemi forcë politike që nuk kemi nevojë të ndërtojmë trena me vagonë të mbushur me emra që populli as nuk i di dhe nuk i sheh kush janë. Ne kemi programin dhe skuadrën tonë dhe aleancën me popullin shqiptar. Sa kohë do të na besojë do i shërbejmë me përkushtim.

Edhe pse nuk jemi më të mirët, më të mirë se ne nuk ka. Në zgjedhje do të vendosë populli, jo unë fatmirësisht, por që nuk ka më të mirë se ne është parë dhe riparë, mjafton që të shohim, që ata që duan të vijnë, janë po ata që lanë Shqipërinë në atë katandi dhe nuk po tregojnë që kanë ndonjë qasje të re, ide apo skuadër të re për të kuptuar që….“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ ARSENAL/ Lampard: Nuk dua ta fitoj Kupën e Anglisë për vete, por…
Previous article I SIGURT PËR MANDATIN E TRETË/ Rama: PD do të rikthehet në parlament në opozitë!

F.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT