Sipas saj, në mëngjesi furgoni i firmës kishte shkarkuar 5 qese me mbetje të riciklueshme, ndërsa në orët e pasdites policia kishte shkuar dhe iu kishte bërë disa foto këtyre qeseve, duke marrë si fillim atë për deklarim e më pas bashkëshortin e saj.

“Burri shkoi për të bërë deklarimin në polici, por pas 10 minutash i kanë vënë prangat. Kjo është e padrejtë. Kam qenë në biznesin tim dje gjithë ditën. Në 08:30 ka ardhur furgoni i firmës “Delfini”, që shkarkoi 5 qese me mbetje të riciklueshme dhe iku. Nuk kishim asnjë kontratë me këtë firmë. Në 05:30 vjen policia dhe bën foto të qeseve. Policia më mori për deklarim mua, pastaj tha të vijë Zamiri.

Policia gjeti një sasi lesh xhami në qese, asgjë tjetër. Nga trageti vijnë mbete ushqimore dhe plastike të riciklueshme. Te ne nuk kanë ardhur asnjëherë mbetje të rrezikshme. Kemi pasur kontrolle nga Inspektorati, por asnjë problem. Kur dyshojmë për mbetje të rrezikshme, lajmërojmë autoritetet.