Në emisionin me “Zemër të Hapur” nëna e viktimës, tregoi se nuk dinte asgjë për lidhjen e djalit me 14-vjeçarit.
E lodhur dhe e rënduar nga ngjarja e rëndë , ku humbi njërin nga djemtë, ajo u shpreh se Florenci ishte djalë punëtor dhe nuk ishte problematik.
Po ashtu theksoi se 14-vjeçaren e tregojnë problematike, ndërsa i kërkoi nënës së vajzës që të mos bëjë deklarata të rreme sepse nga kjo ngjarje humbi jetën një djalë i pafajshëm.
” Më këtë ngjarje nuk di gjë fare. Djali im ka qenë një djalë punëtor e njeh i gjithë Elbasani. Nuk merrej me këto gjëra. Nuk kam fuqi dhe guxim të flas për këtë ngjarje”, tha ajo.
Nëna e viktimës: Vajzën nuk e njoh fare , dje e pashë të TV
Ke pasur dijeni që Mikeli ka pasur lidhje me vajzën?
Nëna e viktimës: Jo, nuk e njohim. Vajzën e tregojnë problematike, rrugaçe! Me çdo djalë kështu sillet. Edhe Mikeli është punëtor. Punonin dy vëllezër bashkë. Nuk kishin nevojë për të shpërndarë lëndë narkotike. Vajzë ti gjejë vetë çfarë ka bërë.
-Nëna e vajzës thotë se ka bërë denoncime dhe ka folur me babain e djemve?
Nëna e viktimës: Ajo nënë e di shumë mirë çfarë vajze ka. Të mos deklarojë gjëra kot më kot sepse na mori një djalë të pafajshëm. Gjyshja e vet e ka denoncuar vajzën.
Ndërsa në e 14-vjeçares në një ndërhyrje telefonike tha se nuk e njeh nënë e djemve, por tregoi se ka kontaktuar me babain e tyre dhe se i ka kërkuar që të shmangë problemet.
Nënën e 14-vjeçares: Nënën e viktimës nuk e njoh sepse i ati i djemve është ndarë nga kjo zonja. Ajo nuk di çfarë kam folur unë me ish-burrin. Të atin e kam vënë në dijeni dhe i kam kërkuar të shmangin problemet. për zonjën më vjen keq Zoti i dhëntë kurajë, por problematikë mbetet djali i vogël.