• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KAM FRIKË…”/ Abazoviç: Beogradi ta ketë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe vendos vet për fatin e tij
Home
Rajon

“NUK KAM FRIKË…”/ Abazoviç: Beogradi ta ketë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe vendos vet për fatin e tij

20 June, 2021 s.autor Rajon

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se të gjithë, por sidomos Beogradi, duhet ta kenë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe vendos vet për fatin e tij. “Duhet të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht për zyrtarët nga Beogradi që janë marrë shumë me Malin e Zi kohëve të fundit, se ky është një shtet i pavarur që vendos për fatin e vet dhe nuk pajtohet me poshtërime” ka thënë Abazoviç.

Abazoviç gjithashtu tha se nuk kishte frikë se DPS-ja do të kthehej dhe se është i sigurt se të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare nuk do të bëjnë lojëra për përmbysjen historike që ndodhi gushtin e kaluar. “Nuk kam frikë nga kthimi i regjimit të vjetër. Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, fjalëve të ashpra ose nervozizmit, unë jam i sigurt se të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare nuk do të bëjnë lojëra për përmbysjen historike që ndodhi gushtin e kaluar”, tha Abazoviç. “Unë mendoj se ndonjëherë, pa nevojë, ne e mbivlerësojmë situatën dhe kemi tendencë t’i nënshtrohemi propagandës së përgjithshme që ndodh më fort jashtë vendit sesa në Malin e Zi. Vetëm mbani mend se sa situata të tilla kishte dhe të gjitha në fund të fundit kapërcehen në një mënyrë mjaft të mirë. Shumë pluhur, por pak konkretizim prandaj jam i qetë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se ‘interesat kombëtare të Malit të Zi janë përpara çdo llogaritje partiake. Ne duhet të afirmojmë konceptin qytetar dhe politikën evropiane dhe të gjitha vendimet tona duhet të jenë në përputhje me ato qëllime. Nuk ka asnjë diskutim për këtë”, ka thënë Abazoviç.

Zëvendëskryeministri malazez tha se duhet të “heqim qafe” nacionalizmin, armiqësinë dhe të kaluar, pasi kjo nuk ka sjellë asgjë të mirë. “Unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të heqin qafe nacionalizmin, armiqësinë dhe të kaluarën, sepse kjo nuk na ka sjellë asgjë të mirë. Le të jemi të përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e së ardhmes. Unë jam gati për dialog me kolegët dhe kjo është shumë e nevojshme për momentin”, ka thënë Abazoviç për Vijestin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA NGA GARY NEVILLE/ Një Angli letargjike, Skocia ishte më lart në çdo pozicion
Previous article PAS FITORES NDAJ UELLSIT PËR "EURO 2020"/ Mbrojtësi Bastoni: Trajneri dhe veteranët janë mjaft të zotë duke...

s.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT