Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, gjatë një takimi me disa prej shitësve ambulantë të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shëtitoren e qytetit, ka treguar se dhe ajo mund ta humbasë qetësinë.
Me anë të një vendimi, Bashkia ka vendosur largimin e tyre dhe për këtë tregtarët kanë kërkuar një takim.
Por gjatë fjalës së saj ajo është parë disa herë që të nervozohet, dhe i ka rënë dhe tavolinës.
Toni i zëri por edhe ultimatumet të tipit ‘për njerëz të llastuar nuk ka vend në qytet’ që përdor kryetarja e bashkisë së Sarandës tërheqin jo pak vëmendje.
Pjesë nga debati
Koka: Kur shet mallra, le të vij tek vendi që është vendosur. Nuk ka vend për njerëz të llastuar në këtë qytet, ka vend për njerëz punëtorë. Të do dalësh fare, se unë e kam marrë këtë vendim, dhe ta pranosh këtë zgjidhje. Qyteti nuk është vendi juaj është vendi i të gjithëve. Prandaj ju kemi bërë atë vend që është mrekullueshëm. Të llastuarit le të rrinë në shtëpitë e tyre.
Qytetarja: Ti ke ardhur dje në qytet.
Koka: Unë erdha dje?!
Qytetarja: A e ke parë atë tregun tonë?
Koka: Atë tregun që e keni bërë paçavure.
Arroganca e kryetares së Bashkisë Sarandë me tregtarët ambulantë
Kryetarja e Bashkisë Sarandë, Floriana Koka jashtë kontrollit. Ndonëse ka të drejtë në vendimmarrjen e saj për të larguar tregtarët ambulantë nga shëtitorja, arroganca e saj në këtë komunikim publik është e qortueshme. Për fat të keq në Shqipëri edhe femrat në poste publike, kanë po të njëjtat huqe si meshkujt barkderra e kokëboshë që marrin shpesh vendime për qytetarët. Shihni pamjet që flasin më shumë se cdo fjalë tjetër. #ArgjiroLajm.net
Gepostet von ArgjiroLajm.net am Donnerstag, 21. Juni 2018


