• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Nuk ka të ndalur RËNIA/ Euro vendos rekord të ri, zbret në 129 lekë
Home
Ekonomi

Nuk ka të ndalur RËNIA/ Euro vendos rekord të ri, zbret në 129 lekë

21 March, 2018 F.autor Ekonomi

Rënia e euros nuk po ka të ndalur. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 129.05 lekë, me një rënie ditore prej 0.88 lekësh. Së bashku me nënçmimin e djeshëm prej 0.93 lekë, kjo është rënia më e madhe dy ditorë të paktën vitet e fundit. Ky është niveli më i ulët që nga 21 korriku i vitit 2009.

Një vit më parë, në të njëjtën datë, një euro këmbehej me 135.88 lekë.
kk-21-mars
Në rënia ka qenë dhe gjithë shporta e monedhave të tjera, ku sërish përjashtim ka bërë forinta hungareze. Dollari ka zbritur në 105.5 lekë, niveli më i ulët që nga . në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte 127.5, rënia e dollarit është më e fortë. Monedha e gjelbër ka zbritur në nivelin më të ulët që nga gushti 2014.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet mbeten të njëjta, oferta e lartë në valutë dhe kërkesa e dobët për monedhën vendase. Rritja e shitjeve të banesave, që bëhen kryesisht me euro ka rritur ofertën në treg, pasi ndërtuesit këto euro i konvertojnë më pas në lekë për të bërë pagesa të ndryshme apo punonjësit.

Nga ana tjetër, rënia e vazhdueshme e euros ka krijuar panik në treg dhe po nxit ata që kanë euro që t’i nxitojnë ti kthejnë ne lekë.

Ekspertët pohojnë se me këtë që po ndodh është e vështirë që të bëhen parashikime për të ardhmen.

Edhe bankierët kanë pohuar ditën e djeshme për Monitor se arsyeja kryesore e kësaj situate lidhet me ofertën e lartë të euros në tregun vendas. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka blerë euro së fundmi për nevojat e saj të rezervave valutore, kjo nuk ka ndikuar në frenimin e euros. Ata kanë pohuar se nuk ka tendencë të dukshme te konvertimit të depozitave nga euro në lekë. Sipas tyre, leku pritet vetëm të vlerësohet, përveçse ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Disa transaksione të mëdha këmbimi nga euro në lekë pritet të ndikojnë kursin në vijim.

Nga ana tjetër, me afrimin e verës oferta për valutë pritet të rritet, nga prurjet e emigrantëve dhe turistëve, që këtë vit pritet të jenë më të shumtë në numër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERGYS MËRTIRI/ Krimet e arsyes
Previous article Rekordi i “Vieja e Limës”, në stol në moshën 92-vjeçare

F.autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT