• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KA SHITUR DROGË”/ Flet motra e Drita Saliajt: Të pushkatohen autorët ose do të marrim hak vetë
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK KA SHITUR DROGË”/ Flet motra e Drita Saliajt: Të pushkatohen autorët ose do të marrim hak vetë

14 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo mohoi kategorikisht që motra e saj të jetë marrë me drogë. Dje “Faxweb.al” siguroi dosjen e plotë të prokurorisë për krimin makabër të ndodhur në Mallakastër në natën e 5 janarit, ku 3 të rinj masakruan dhe hodhën në rezervuar Drita Saliajn.

Në dosje, një prej autorëve kishte rrëfyer se krimi ka ndodhur për pazare droge. Por motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo tha në një lidhje telefonike për “FaxNews” se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

“Si nuk ju vjen turp gazetarëve që kanë qenë në atë shtëpi dhe e kanë parë motrën time. Motra ime sështë marrë me hashash, motrën time e njeh gjithë fshati. Të lutem mos më flisni për hashash mua, t’u vijë turp atyre që e hapën këtë pistë.

Çfarë kërkuan ata te shtëpia e motrës time. Ata e bëjnë për të lehtësuar veten tyre. Drogën mos ma përmend më mua, se e di unë që nuk ka patur, ta jap unë me 100%”, deklaroi ajo.

Dallëndyshe Kajo kërkoi drejtësi ose në rast të kundërt, ajo u shpreh se fëmijët e Dritës do të marrin hak vetë.

“Na futët fëmijët në hasmëri, çfarë është ky shtet. Po nuk u pushkatuan, po nuk u varën, do të hakmerren fëmijët. Janë tensionuar fëmijët moj.

Të lutem shteti të marrë masa. Si moj ta masakrojë, ta përdhunojë edhe qenka fëmijë. Moj ky po shkon ky shtet? I madhi ka kaluar në depresion, se mos na gjen gjë fëmijët. Të lutem duam drejtësi. Të lutem”, tha motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo./Faxnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOBIMI NË SHBA/ Balla i nxjerr dokumentet Bashës: A i ke firmosur ti këto kontrata?
Previous article VRASJA E DRITA SALIAJ NË MALLAKASTËR/ "Shpërthen" psikologia: Këta burra 16-vjeçarë që u është rritur ajo që kanë mes këmbëve (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT