• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KA PASUR TRYSNI…”/ Behgjet Pacolli tregon se si ia kompensoi Naim Murseli borxhin prej 100 mijë euro
Home
Rajon

“NUK KA PASUR TRYSNI…”/ Behgjet Pacolli tregon se si ia kompensoi Naim Murseli borxhin prej 100 mijë euro

12 February, 2026 s.autor Rajon

Lidhur me këtë “borxh” ka reaguar edhe vetë biznesmeni Pacolli, i cili ka treguar dhe mënyrat se si Murseli ia ktheu një pjesë të borxhit.

Ai ka bërë me dije se nga shuma prej 100 mijë euro, familja i kishte kthyer 12 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër ishte kompensuar përmes punëve që Naim Murseli kishte kryer për kompani dhe organizata që lidhen me grupin Mabetex, Fondacionin BP dhe disa platforma në rrjetet sociale. Sipas tij, këto angazhime kishin të bënin kryesisht me mirëmbajtjen e faqeve të internetit.

“Sot është mbajtur një seancë në kuadër të procesit gjyqësor kundër Naim Murselit. Ndër të tjera, është diskutuar edhe për një kredi të garantuar nga unë për familjen Murseli (Liridona dhe Naimi).

Sot, shumë media të interesuara për këtë çështje kërkuan informacione dhe, në këtë kuadër, u sqarua se familja Murseli, në atë kohë, kishte blerë një lokal në Uddevalla, ku kishte punuar edhe e ndjera Liridona.

Nga kjo kredi, familja Murseli ka kthyer në para të gatshme më pak se 12,000 euro, por Naimi, në atë kohë ka kryer edhe punë në KOMPENSIM, kryesisht në mirëmbajtjen e faqeve të internetit të kompanive të grupit Mabetex, të Fondacionit BP dhe të disa platformave në rrjetet sociale. Nuk besoj se kjo shumë është këthyar në tërësi por nga ana ime nuk ka pas asnjë trusni për ndonjë këthim urgjent”, shkruan Pacolli.

Ditën e mërkurë u mbajt seanca e radhës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar si autorët që i morën jetën Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme u përmend dhe emri i miliarderit të njohur, Behgjet Pacollit pasi u zbulua se Murseli i kishte 100 mijë euro borxh këtij të fundit.

“Po, kjo është kontratë borxhi. E vërtetë në mes meje dhe zotit Pacolli. Shuma 100 mijë euro dhe thotë këtu ka normë interesi vjetor prej 0%, dhe nuk tregon kur ka qenë afati i shlyerjes së borxhit. Borxhi ka ekzistuar por është shlyer në mënyra tjera Nuk është dokument i noterizuar por është parakontratë”, deklaroi Murseli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËLLOI ME KALLASH BRENDA BANKËS/ Ky është momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar, i qetë dhe i pamaskuar
Previous article DETAJET/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar në Tiranë?

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT