• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK KA NORMALITET AS NË 2021/ Bill Gates bën parashikimin më të zymtë për pandeminë COVID
Home
Nderkombetare

NUK KA NORMALITET AS NË 2021/ Bill Gates bën parashikimin më të zymtë për pandeminë COVID

14 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Miliarderi amerikan Bill Gates ka parashikuar se kur jetët tona mund të kthehen në normalitet nga pandemia e koronavirusit. Sipas tij, asgjë më pak se shkatërrimi i plotë i këtij virusi, nuk do të thotë kthim në normalitet.

“Mënyra e vetme për t’u rikthyer në gjendje normale është të kesh, ndoshta jo gjeneratën e parë të vaksinave, por një vaksinë super-efektive, për të eleminuar sëmundjen globalisht,” tha Bill Gates në një intervistë me NBC.

Vetëm atëherë mund të trajtojmë më në fund problemet që lindën gjatë pandemisë, në arsim dhe shëndetin mendor dhe të fillojmë një kthim në mënyrën e vjetër në një mënyrë pozitive, shtoi Gates.

Sipas parashikimit të tij, bota duhet të jetojë për vite me radhë nën masa epidemiologjike si distancimi shoqëror dhe kufizime të tjera.

Parashikimi i ri i Gates është në të vërtetë më i zymtë se ai që dha në shtator, kur ai tha se me përparimin e vaksinës, jeta mund të kthehej në normalitet deri në verën e 2021.

Gates tha se ai pret që gjenerata e parë e vaksinës kundër COVID-19 të miratohet me procedurë urgjente deri në fillim të vitit 2021.

Ai nuk kurseu asnjë kritikë për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara po trajtojnë epideminë dhe i quajti masat që po zbatohen në vendin e tij një nga më të këqijat në botë.

Ai i konsideron përpjekjet agresive të administratës Trump drejt zhvillimit të vaksinës si e vetmja gjë disi pozitive.

Ai gjithashtu e quajti testimin për COVID-19 në Shtetet e Bashkuara më të keqin në botë për sa i përket asaj se kush ka qasje në testimin për sëmundjen.

Nuk ka normalitet as në 2021, Bill Gates bën parashikimin më

Presidenti Trump gjithashtu kontraktoi COVID-19, por ndërkohë ai u kurua duke përdorur terapi eksperimentale dhe testi i fundit tregoi se ai ishte negativ për sëmundjen.

Nga ana tjetër, Gates beson se terapia që mori Trump është e gabuar kur e konsideron si një kurë për koronavirusin e ri, sepse nuk funksionon për çdo pacient, por ai pranon se kjo terapi ka treguar më së shumti efekt deri më tani në trajtimin e koronavirusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË PARK JE MË I RREZIKUAR SE NË LOKAL"/ Rakacolli: Është e vërtetuar nga studimet, në palestër...
Previous article APPLE PREZANTON IPHONE 12/ Por sa do të kushtojë një telefon i ri?

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT