Sizmologu Rrapo Ormeni ka thënë se situata në vendin tonë po shkon drejt normalizimit. Po ashtu ai ka shtuar se që prej mëngjesit të 26 nëntorit, kur vendi u godit nga një tërmet i fortë, janë shënuar plot 1260 nëngoditje të tjera sizmike.
Këtu nuk ka vend as për të pasur frikë dhe as për t’u futur në panik, pasi këto pas gosditje nuk kanë asnjë efekt në dëmtime strukturore.
Ai ka shtuar:
Sa më i madh tërmeti aq më të mëdhenj janë edhe pasgoditjet dhe janë shënuar disa pasgoditje të mëdha. Ky është një tregues i mirë që kjo energji atje po çlirohet deri sa të stabilizohet plotësisht.’’
Po ashtu ai ka thënë se banorët duhet të qetësohen sepse nuk ka më vend për panik, pasi lëvizjet nuk janë të rrezikshme.