• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Nuk ka më “Sude” në çështjet e Gjykatës së Tiranës. 21 vjet pas PIRAMIDAVE mbyllen detyrimet
Home
Ekonomi
Portret

Nuk ka më “Sude” në çështjet e Gjykatës së Tiranës. 21 vjet pas PIRAMIDAVE mbyllen detyrimet

8 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Gjykata e Tiranës ka shpallur zyrtarisht të mbyllur detyrimet e Maksude Kadënës, organizatores së firmës piramidale financiare “Sude”, ndaj shtetit dhe kreditorëve privatë të saj.

21 vjet pas shpërthimit të flluskës së piramidave dhe pas burgut të bërë nga Sudja në përputhje me dënimin penal, tanimë përfundoi edhe falimenti i kësaj piramide, me vendimin civil të gjykatës, e cila ka vendosur edhe kompensimin e kreditorëve të fundit të pranuar nga shteti.

VENDIMI

Vendimi është marrë më 1 qershor të këtij viti, por është zbardhur dhe publikuar vetëm ditën e djeshme në faqen zyrtare online të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai është marrë nga gjyqtarja Antonela Prendi, pas kërkesës së Administratores së Falimentit Mimoza Çibuku, të caktuar nga ministria e Drejtësisë, për mbylljen e procedurave të falimentimit të subjektit “Sude”. Kërkesa për falimentin e kësaj piramide është pranuar nga gjykata në vitin 2013 dhe procesi ka zgjatur pesë vjet.

PROCESI

Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 22.08.1997, subjekti huamarres “Sude“ është shpallur subjekt kontrolli financiar dhe administrimi, referuar dispozitave të ligjit “Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankare që kanë marrë hua nga publiku i gjerë“, i vitit 1997, që hapi rrugën ligjore për likuidimin e piramidave.

Pas një procesi të gjatë të administrimit shtetëror, shteti vendosi shpërndarjen e Grupit Mbikëqyrës të subjekteve të kontrollit dhe dorëzimin e gjithë dokumentacionit arkivor dhe aseteve financiare personit të ngarkuar nga ministria e Financave.

Njëkohësisht, u vendos emërimi i një administratori për administrimin e mëtejshëm të subjekteve të kontrollit deri në likuidimin e plotë të tyre. Administratori detyrohej të evidentonte gjendjen reale të pasurive të shoqërisë dhe të paraqiste në gjykatë kërkesat për çeljen e procedurave të falimentimit, në rast se ekzistonin kushtet ligjore. Ka qenë administratori i subjektit “Sude” në administrim shtetëror, Zini Tollozhina, që paraqiti pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesën për çeljen e procedures së falimentimit për këtë subjekt.

Nga verifikimet, doli se pasuria e subjektit “Sude” përmblidhej, disa dekada pas shkatërrimit të piramidave, në vetëm 5.531.606 lekë, të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë. Ndërkohë, detyrimet ndaj personave të tretë ishin gjigande: më shumë se 39.2 miliardë lekë, ose 313 milionë euro sipas kursit aktual të këmbimit valutor. Sa më sipër, Gjykata konstatoi se kreditorët e “Sudes” ishin në pamundësi për të arkëtuar vlerat plota të kredisë së tyre: raporti i aktiveve me detyrimin deri me dt 09.09.2013 ishte 1/709.25, pra kreditorët, për 709.25 lekë të depozituara, mund të përfitojnë vetëm 1 lek.

Administratorja e falimentit ka miratuar shpërndarjen e masës së falimentimit prej 5.139.774 lekësh mes 1.170 kreditorëve, që paraqitën dokumenta, të cilat vërtetonin arkëtimin pranë “Sudes”. Rezulton se, prej datës 02.09.2014, kur u miratua shpërndarja e masës së falimentimit 1.170 kreditorëve dhe deri më datë 24.11.2017 kanë tërhequr vlerat takuese monetare 660 kreditorë, në shumën 3.351.787 lekë dhe kanë mbetur pa tërhequr 534 kreditorë, në vlerën 1.796.518,89 lekë.

Me depozitimin në një bankë edhe të shumës së mbetur dhe njoftimin e kreditorëve që mund të marrin ato pak para që janë aty, procesi i falimentit të njerës prej piramidave më masive të periudhës së parë të Shqipërisë post-komuniste dhe më të hershmes prej tyre, ligjërisht quhet i përfunduar. Pas burgut dhe shlyerjes financiare, Sude Kadëna i mbyll hesapet me drejtësinë.

HISTORIA

Piramida e Sudes u krijua në vitin 1993 nga Maksude Kadena, e cila nuk hapi asnjë llogari bankare, ashtu siç vepruan dhe shumica e kompanive të tjera piramidale. Sudja ishte e para që falimentoi në fund të vitit 1996, duke nxitur një valë të dhunshme protestash në gjithë vendin vitin pasues.

Maksude Kadëna kishte punuar më parë në fabrikën e këpucëve. Kjo firmë ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996, kur, dy javë para zgjedhjeve parlamentare, u regjistrua tek e njëjta gjykatë dhe gjyqtare, ku u regjistruan “Xhaferri” dhe “Populli”. Në momentin e arrestimit, Kadëna ishte duke ngrënë bukë me gjizë, në një apartament të shkatërruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI TUNA DHE DAFINA/ Kjo e fundit ka dy fjalë për "zogun ma të mirë" (FOTO)
Previous article TEMPERATURAT E LARTA/ E gjithë Australia në thatësirë, bujqësia në...

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT