• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK KA MË “RYSHFETE” DHE “VJEDHJE”/ Si survejohet administrata e biznesi me 609 “spiunë”. Rastet e para që…
Home
Sociale

NUK KA MË “RYSHFETE” DHE “VJEDHJE”/ Si survejohet administrata e biznesi me 609 “spiunë”. Rastet e para që…

17 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Survejimi i administratës publike dhe sektorit privat përmes “sinjalizuesve” të akteve korruptive ka nisur të japë rezultatet e para.

Kreu i ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj, foli në Kuvend për funksionimin e 163 njësive sinjalizimi në sektorin publik dhe 446 njësive në sektorin privat.

KI-në si institucion përgjegjës, të vendosë kontaktet për ngritjen e njësive të raportimit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Nga 609 njësi survejimi në të gjithë vendin, ILDKPKI në raportin e saj për vitin 2017, flet për masat e marra në 7 raste sinjalizimi. “Inspektorati i Lartë gjatë vitit raportues në ushtrim të kompetencave ligjore, si mekanizëm i jashtëm raportimi për sinjalizimin dhe kërkesat për mbrojtje nga hakmarrja, ka regjistruar dhe trajtuar në total 8 raste sinjalizimi dhe 1 kërkesë për mbrojtje të ardhur nga sektori publik.

Në lidhje me rastet e sinjalizimit, denoncimet kanë qenë: 4 raste është pretenduar për shkelje të detyrimeve ligjore për konfliktin e interesit, 3 raste është pretenduar për shkelje ligjore në procedurat e tenderimit, 1 rast është pretenduar për shkelje në dhënien e vendimeve gjyqësore dhe falsifikim dokumentacioni në proceset gjyqësore”, thuhet në raportin e ILDKPKIsë. Nga 161 raporte sinjalizimi të përgatitura nga sinjalizuesit në administratë, 7 raste janë trajtuar me masat e parashikuara në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Në listën e institucioneve, që janë marrë pas raportimeve të ardhura nga sinjalizuesit janë: Bashkia Tiranë, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Bashkia Mat, Instituti i Sigurimeve Shoqërore etj.. Për të gjithë këto institucione publike ku sinjalizuesit kanë raportuar, ILDKPKI ka marrë masa administrative.

“Në përfundim të hetimit administrative, për zyrtarët e gjetur në shkelje të parashikimeve ligjore të ligjit nr. 9367/2005, i ndryshuar, është marrë masa administrative me “gjobë” si dhe është kërkuar dhe është zgjidhur konflikti i interesit në përputhje me parashikimet ligjore. Kështu janë aplikuar 3 masa administrative me “gjobë” ndaj zyrtarëve në fjalë, si dhe është zgjidhur konflikti i interesit me largimin nga detyra të zyrtarëve që kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesit”, thuhet në raport.

Për Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Shqipëria është në hapat e para të zbatimit të këtij ligji dhe për të arritur nivele të kënaqshme zbatueshmërie të rritet ndërgjegjësimi jo vetëm nga subjektet, por edhe nga vetë publiku i gjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIFA publikon Formacionin e Botërorit, zbuloni emrat surprizë
Previous article Baby G nuk heq dorë nga PROVOKIMET edhe për ditëlindje: Puth të pasmet e mia sepse… (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi... Aktualitet

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi...

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner Aktualitet

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner

DY VALIXHE PLOT ME KANABIS/ Tentuan të kalonin rreth 50 kilogram drogë nga Rinasi, përfundojnë në polici Aktualitet

DY VALIXHE PLOT ME KANABIS/ Tentuan të kalonin rreth 50 kilogram drogë nga Rinasi, përfundojnë në polici

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT