• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KA KANDIDATURË”/ Mbetet BOSH një vend në KLGJ, rrezikohet që….
Home
Aktualitet
Drejtësi

“NUK KA KANDIDATURË”/ Mbetet BOSH një vend në KLGJ, rrezikohet që….

22 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në Shqipëri, asnjë gjyqtar nuk i është përgjigjur thirrjes së Gjykatës së Lartë, për të kandiduar për postin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të përzgjidhet nga anëtarët e pesë gjykatave të Apelit të rretheve. Pas thirrjes së publikuar për herë të parë më 31 korrik, Gjykata e Lartë sot vendosi të bëjë një thirrje tjetër. Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 6 Shtator. Nëse dhe kjo thirrje do të dështojë atëherë sipas ligjit do të përdoret shorti.

Nga të 11 anëtarët që përbëjnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, 5 janë përzgjedhur nga jashtë sistemit. Për 6 anëtarët nga radhët e gjyqësorit pati gjithsej 14 kandidatura, nga të cilët vetëm 9 kaluan procesin e rivlerësimit. Sipas ligjit, 6 anëtarët që vijnë nga radhët e gjyqësorit për Këshillin e Lartë gjyqësor përzgjidhen 3 nga gjyqtarët e shkallës së parë, ku së paku njëri duhet të jetë i një gjykate jashtë Tiranës, 2 të tjerë nga Gjykatat e Apelit, ku njëri sërish duhet të jetë nga një gjykatë jashtë Tiranës dhe anëtari i 6 nga Gjykata e Lartë.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, janë 6 gjykatës së shkallës së parë që janë konfirmuar. Nga këta Marçela Shehu, nga gjykata e Kurbinit bën që të plotësohet kriteri për një anëtar nga Gjykatat e rretheve, dhe ajo automatikisht siguron vend në KLGJ e ardhshme, ndërsa 5 të tjerët, do t’i nënshtrohen votimit për dy vendet e tjera.

Për vendin e përfaqësuesit nga Gjykata e Lartë, i vetmi i rikonfirmuar në detyrë, pas procesit të rivlerësimit, është anëtari i saj Medi Bici. Kandidati tjetër, për në KLGJ, Artan Zeneli u rrëzua.

Sa i përket dy vendeve me gjyqtarë të Apelit, janë konfirmuar dy kandidatë, Ilir Toska (Gjykata Apelit Tiranë) dhe Nertina Kosova (Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda). Por që të dy vijnë nga Tirana. I vetmi që kishte konkurruar nga rrethet ishte Besim Trezhnjeva i Apelit të Durrësit i cili u rrëzua. Për këtë arsye Gjykata e lartë ka hapur thirrjen për gjyqtarët e Gjykatave të Apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për t’u zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ.

E njëjta situatë është dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Për tre vendet nga prokuroritë e Shkallës së parë janë kualifikuar 5 prokurorë, ndërsa tre të tjerë janë ende në pritje. Për kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme, për 1 post në KLP, janë dy prokurorë që kanë kaluar testin, ndërsa pritet përfundimi I procesit dhe për prokurorin Ramadan Troci.

Problematike situata për dy anëtarët që do të duhet të përfaqësojnë Prokuroritë e Apelit. Dy prokurorët, Besa Nikëhasani nga Apeli i Shkodrës dhe Luan Kaloci nga Apeli i Tiranës, u rrëzuan. Në detyrë u konfirmua vetëm, Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës.Kësisoj mbetet I paplotësuar vendi për një anëtar nga Prokuroritë e Apelit.

Gjendja e krijuar, bën që të dy institucionet, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të mos mund të ngrihen menjëherë. Në rastin më të mirë ato do të mund të krijohen nga fundi i këtij viti./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHVISHET DEPUTETI/ Kemi parë femrat por...tani pozojnë me "SELFIE" edhe burrat!
Previous article E PAPRECEDENTË/ Thyhet pjesa më e vjetër dhe e dendur e akullit në Arktik

F.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT