• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KA DYSHIME”/ May: BE nuk do ofrojë marrëveshje më të mirë nëse Brexit refuzohet
Home
Nderkombetare

“NUK KA DYSHIME”/ May: BE nuk do ofrojë marrëveshje më të mirë nëse Brexit refuzohet

23 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Theresa May ka thënë se Britania e Madhe nuk do të marrë një “marrëveshje më të mirë” nga BE nëse deputetët refuzojnë marrëveshjen që ajo ka arritur.

Numri një i Downing Street tha për BBC Radio 5 Live se nëse Parlamenti voton kundër marrëveshjes muajin e ardhshëm, kjo do sjellë më shumë ndarje dhe pasiguri.

Por May nuk pranoi të thoshte nëse Britania e Madhe do të jetë më mirë jashtë BE, duke u shprehur vetëm se do të ishte “ndryshe”.

Një samit i liderëve të BE për të nënshkruar marrëveshjen do të mbahet të dielën, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura rreth Gjibraltarit.

Spanja ka kërkuar ndryshime në minutën e fundit të marrëveshjes, përveç nëse merr garanci mbi ishullin, edhe pse asnjë vend nuk mund të bllokojë marrëveshjen e tërheqjes në këtë fazë.

Shumë deputetë britanikë janë kundër Brexit dhe kjo ka ngjallur frikën se marrëveshja nuk do të miratohet në parlament.

Ajo i Emma Barnett të BBC se puna e saj ishte të bindë deputetët që ta mbështesin, por gjithashtu të “shpjegojë” të mirat e kësaj marrëveshje për publikun.

E pyetur se çfarë do të ndodhte nëse deputetët refuzojnë marrëveshjen, ajo tha: “Do të kishte më shumë ndarje dhe më shumë paqartësi, me njerëzit që po përpiqen të përdorin mundësinë për të ndaluar dhe penguar Brexit. Nga pikëpamja ime nuk duhet të ketë dyshim për Brexit sepse qeveria duhet t’i japë njerëzve atë që votuan gjatë referendumit në vitin 2016.”

Ndërsa shtoi: “Unë nuk mendoj se nëse shkojmë në BE dhe themi që nuk na pëlqen marrëveshja dhe duam një tjetër, ata do vijnë tek ne e do thonë se do na japin një marrëveshje më të mirë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO TA BESONI/ Astronauti publikon pamjet e përplasjes në hapësirë (VIDEO)
Previous article FORMACIONET/ Daja dhe Gega duan fitoren, mungon Alban HOXHA për Partizanin

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT